Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Elezi: Nesër përfundon numërimi i votave me postë, në mëngjes nis numërimi i votave me kusht

GD
Gazeta Demos16 qershor 2026 në 23:18
Elezi: Nesër përfundon numërimi i votave me postë, në mëngjes nis numërimi i votave me kusht

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur për Klankosova.tv se procesi është drejt fundit dhe se shumica e kutive me votat e diasporës do të procedohen për numërim brenda ditës së sotme.

“Deri në fund të ditës së sotme do të procedohen për numërim 216 nga gjithsej 223 kuti votimi, ku janë sistemuar zarfet me fletëvotimet e ardhura nga votimi jashtë Kosovës përmes postës”, ka deklaruar Elezi.

Ai ka shtuar se edhe kutitë e mbetura do të trajtohen brenda orëve të para të së mërkurës.

“Shtatë kutitë e mbetura do të fillojnë të numërohen në orët e mëngjesit të së mërkurës, ndërsa deri në mesditë pritet të përfundojë i gjithë procesi i numërimit të votave nga diaspora”, është shprehur ai.

Ndërkohë, KQZ-ja do të nisë paralelisht edhe numërimin e votave me kusht. Ky proces do të zhvillohet për fletëvotimet e hedhura në 52 vendvotime me kusht në nivel vendi, ku sipas të dhënave zyrtare janë evidentuar 8,751 votues.

“Po ashtu, do të fillojë numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht, si dhe numërimi i votave të personave me nevoja të veçanta”, ka bërë të ditur Elezi.

Me përfundimin e numërimit të votave të diasporës dhe nisjen e trajtimit të votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta, procesi i numërimit të rezultateve zgjedhore po hyn në fazën e fundit, para shpalljes së rezultateve përfundimtare.

Më shumë nga Lajme

  • 20:36Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në dy objekte ndërtimi, një në Prishtinë dhe një në Viti
  • 20:35Kusari-Lila takohet me shefin e EULEX-it, në fokus stabiliteti institucional dhe klima e investimeve
  • 20:34Musliu-Shoshi: Raporti i Komisionit Evropian dëshmon hendekun ndërmjet premtimeve të Qeverisë për integrim evropian dhe rezultateve konkrete
  • 20:16Ministri i Punëve të Jashtme të Zvicrës nesër me vizitë në Kosovë
  • 20:05Babai i Diana Kastratit: Edhe ne kërkuam ndihmë për Dianën tonë 6 muaj, por zërat tanë hasën në vesh të shurdhër