Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Elezi: Sot përfundon numërimi i të gjitha fletëvotimeve

GD
Gazeta Demos17 qershor 2026 në 09:40
Elezi: Sot përfundon numërimi i të gjitha fletëvotimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që gjatë ditës së sotme të përmbyllë numërimin e të gjitha fletëvotimeve të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 7 qershor.

Sot, pritet të numërohen 8 kutitë e mbetura, në të cilat janë sistemuar fletëvotimet nga votimi me postë jashtë Kosovës dhe fletëvotimet nga votimi me kusht dhe i personave me nevoja të veçanta.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se me përfundimin e këtyre proceseve, do të hapet rruga për shpalljen e rezultateve përfundimare.

“Gjatë ditës së sotme, më konkretisht në ditën e 10 pas ditës së zgjedhjeve, KQZ do të përmbyllë aktivitetet paszgjedhore, të cilat, KQZ i zhvillon për të ardhur deri tek rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve. Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultatateve do të numërohet pjesa e mbetur e fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës dhe fletëvotimet nga votimi me kusht dhe i personave me nevoja të veçanta”, ka thënë Elezi për Klanin.

Nga votimi me postë kanë mbetur për t’u numëruar edhe tetë kuti.

Kurse, KQZ do të fillojë me numërimin e votave me kusht, i cili është mundësuar në 52 vendvotime, ku janë evidentuar 8,751 votues.

Po ashtu, ka filluar edhe numërimi i fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta, i realizuar jashtë vendvotimeve, ku për këtë lloj votimi kanë qenë të regjistruar 3,144 votues.

Më shumë nga Lajme

  • 20:19Presidentja Shiroka Pula kërkon zbardhjen e rastit të rëndë në Gjilan
  • 19:47Aksident trafiku në rrugën Gjilan-Prishtinë, 4 vetura të përfshira - 11 të lënduar
  • 19:27SHBA vendos sanksione ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare: S’e lejojmë t’i ndjekë amerikanët
  • 19:04Gjendja e rëndë, personi që mbeti i lënduar në Gjilan po operohet në QKUK
  • 18:49Rrjeti i Grave të Kosovës reagon pas vrasjes në Gjilan: Asnjë rrethanë nuk e justifikon marrjen e jetës së një gruaje