Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Emilija Rexhepi: Kurti ka qenë në iftar para dy netëve në Prizren dhe kemi folur për temën e presidentit, po e presim Vetëvendosjen

GD
Gazeta Demos27 shkurt 2026 në 16:34
Emilija Rexhepi: Kurti ka qenë në iftar para dy netëve në Prizren dhe kemi folur për temën e presidentit, po e presim Vetëvendosjen

Presidentja Vjosa Osmani ka nisur lobimin për të siguruar një mandat të dytë. Pesë ditë para përfundimit të afatit për zgjedhjen e të parit të vendit, Osmani ka takuar disa prej deputetëve nga komunitetet jo serbe. Osmani deri tani ka shfaqur ambiciet për një mandat tjetër pesëvjeçar, mirëpo ende nuk ka zyrtarizuar kandidaturën për çka nevojiten tridhjetë nënshkrime të deputetëve, shkruan Kosova Press.

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e komunitetit boshnjak, Emilija Rexhepi, thotë për KosovaPress se është takuar me Vjosa Osmanin për çështjen e presidentit. Sipas saj, Osmani e ka votën e saj edhe për një mandat të dytë, mirëpo propozimi duhet të vijë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti.

“Po ne si grup multietnik jemi tetë deputetë, tash nëntë, edhe Veton Berisha është me neve. Ne jemi në koalicion me Vetëvendosje. Ata si parti më e madhe në Kuvend me 57 deputetë, kanë forcë për me votu një kandidat me neve për president. Unë e fola me presidente zonja Osmani, unë kam respekt të madh. Ama duhet propozimi prej Vetëvendosje, edhe na i presim këto ditë kush është kandidat edhe pastaj me pa qysh votojmë… Ajo ka votën time, sepse për mua zonja Osmani ka punuar një punë shumë mirë, një PR shumë e madhe për Kosovën jashtë vendit edhe jemi bashkë moti, ndoshta 20 vjet jemi këtu në kuvend edhe u kanë deputetja përpara, kemi punuar shumë bashkë”, thotë ajo.

Ajo shton se për çështjen e presidentit janë takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti, mirëpo nuk kanë folur për emra të përveçëm se kush duhet të jetë kandidat apo kandidate.

“Kemi folur edhe me kryeministrin Kurti, ai u kon në një iftar me neve në Prizren para dy netëve dhe e presim çka do të vendos Vetëvendosje si partia e madhe… Jo jo hala, jo hala s’kemi folur as për një emër”, thekson Rexhepi.

Megjithatë, sipas Rexhepit nevojitet edhe konsensus me partitë e opozitës, pasi për zgjedhjen e presidentit nevojiten të paktën 80 deputetë.

Ajo thekson nevojën që të arrihet një zgjedhje që vendi mos të shkojë në zgjedhje të reja.

“Po ju e dini, sipas Kushtetutës, na kemi nevojë më shumë se 80 vota, më shumë se 80 deputetë me qenë brenda sallës në rundin e parë për me startu me votu një kandidat për president. E presim këto ditë, ndoshta kryeministri Kurti me fol me krejt përfaqësuesit e opozitës, ka filluar disa takimet, kemi edhe disa ditë e presim”, përfundon ajo.

Mandati i presidentes Vjosa Osmani përfundon më 4 prill. Sipas Kushtetutës së Kosovës, një president i ri duhet të zgjidhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual, që do të thotë deri më 4 mars. Në të kundërtën, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Në tentim për të gjetur një zgjidhje për presidentin, gjatë kësaj jave ka pasur takime ndërmjet kryeministrit Albin Kurti me liderët e PDK-së dhe LDK-së. Janë paralajmëruar edhe takime të tjera deri në përfundim të afatit për zgjedhjen e të parit të vendit.

Deri tani, presidentja aktuale Vjosa Osmani ka deklaruar ambiciet për një mandat të dytë në krye të vendit si dhe akademik Arsim Bajrami. Për të zyrtarizuar kandidaturën, secili duhet t’i ketë tridhjetë nënshkrime të deputetëve.

Në anën tjetër, megjithëse janë përmendur për çështjn e presidentit, anëtarë të familjes Jashari kanë deklaruar se nuk janë të interesuar për këtë post./KP/

Më shumë nga Lajme

  • 20:41Subvencionimi i teksteve: Gati 180 mijë aplikime, afat veç edhe nesër
  • 20:34Ardian Gjini e përshendet qëndrimin e ri të LDK: Kurti bën lojë të pandershme, synon kontroll mbi shtetin
  • 20:34“Boll ma me filma”, Mustafa: Themelojeni Kuvendin e Qeverinë, bashkë e votojmë presidentin jopartiak
  • 20:29Përditësimi i fundit, në këtë pikë kufitare pritjet deri në 40 minuta
  • 20:17​Rrënimi i objekteve në Ujman, Gjykata e Mitrovicës del në terren për vendshikim