Emisari i Bashkimit Evropiane për dialogun Kosvoë-Serbi, Peter Sorensen ka zhvilluar një takim me të dërguarën speciale të Mbretërisë së Bashkuar, Dame Karen Pierce.
Teme kryesore e takimit thuhet se ka qenë procesi i dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës
Përmes një postimi publik, Sorensen bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm në procesin e dialogut, si dhe për bashkëpunimin ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar në funksion të avancimit të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
