Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Eurodeputeti kroat: Kosova meriton më shumë

GD
Gazeta Demos29 nëntor 2026 në 22:16
Eurodeputeti kroat: Kosova meriton më shumë

Katër vjet pas aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, procesi ende nuk ka marrë përgjigje nga institucionet evropiane.

Eurodeputeti Tonino Picula, në një intervistë për RTK-në, ka kritikuar Këshillin e BE-së për moskërkimin e opinionit nga Komisioni Evropian, duke vlerësuar se mosnjohja e Kosovës nga pesë shtete anëtare nuk duhet ta pengojë këtë proces.

Picula ka thënë se Komisioni Evropian është i gatshëm ta përgatisë opinionin, por për këtë kërkohet vendim me konsensus nga Këshilli i BE-së.

“Komisioni ka thënë disa herë se është i gatshëm ta përgatisë opinionin. Ai po pret që Këshilli ta kërkojë atë, ndërsa në Këshill asgjë nuk ndodh pa konsensus. Në praktikë, kjo do të thotë se aplikimi po mbahet peng kryesisht nga pesë shtetet anëtare që nuk e njohin Kosovën”, ka deklaruar Picula.

Ai ka vlerësuar se Këshilli i BE-së po gabon duke e lidhur kërkesën për opinionin e Komisionit Evropian me çështjen e njohjes së Kosovës.

“Këshilli po gabon duke e trajtuar kërkesën për opinion sikur të ishte vendim për njohje. Nuk është kështu. Është një vlerësim ekspertësh se ku qëndron një vend dhe Kosova meriton ta dëgjojë atë, përfshirë edhe pjesët e pakëndshme”, ka thënë eurodeputeti.

Megjithatë, Picula ka theksuar se edhe institucionet e Kosovës kanë përgjegjësi për ngadalësimin e procesit. Sipas tij, veprimet e njëanshme në veri dhe vonesat në dialogun me Beogradin u kanë dhënë shteteve skeptike argumente për ta shtyrë shqyrtimin e aplikimit.

Ai ka kërkuar nga institucionet në Prishtinë që të përshpejtojnë reformat, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të avancojnë dialogun me Serbinë, si dhe të shfrytëzojnë mundësitë që ofron Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian.

Duke folur për zhvillimet e mundshme gjatë vitit 2027, eurodeputeti ka thënë se një ton më konstruktiv nga Serbia dhe rikthimi në dialog mund të krijojnë mundësi për përparim, por ka paralajmëruar se ndryshimet politike nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht ndryshim të qasjes ndaj Kosovës.

“Shumica e re në Serbi ka bërë të qartë se synon t’i respektojë obligimet nga dialogu brenda kornizës së Kushtetutës së Serbisë, gjë që nuk do t’i bëjë bisedimet më të lehta. Megjithatë, një ton më konstruktiv dhe një rikthim i vërtetë në dialog janë shpresa të arsyeshme për vitin 2027. Edhe vetëm kjo do të ishte përparim pas viteve të stagnimit”, ka deklaruar Picula.

Ai ka rikujtuar se normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet kusht për integrimin e të dyja vendeve në Bashkimin Evropian.

eurodeputetikosovameriton

Të ngjashme

Kurti: Kosova do të jetë gjithmonë pranë shqiptarëve të Luginës

Kurti: Kosova do të jetë gjithmonë pranë shqiptarëve të Luginës

13:35
Kosova me medalje argjendi në Lojërat Mesdhetare të Esports, nënkampione në CS2 mes 18 shteteve

Kosova me medalje argjendi në Lojërat Mesdhetare të Esports, nënkampione në CS2 mes 18 shteteve

12:18
Kurti: Kosova është i vetmi vend në rajon pa status kandidati, Bashkimi Evropian duhet të veprojë

Kurti: Kosova është i vetmi vend në rajon pa status kandidati, Bashkimi Evropian duhet të veprojë

16:22
Kurti nga Tirana: Kosova e ka fituar me meritë statusin e kandidatit për BE, tani është urgjente

Kurti nga Tirana: Kosova e ka fituar me meritë statusin e kandidatit për BE, tani është urgjente

13:44

Më shumë nga Lajme

  • 22:43Shqipëri: Mosmarrëveshje mes burrit dhe gruas, 39-vjeçarja përfundon në spital
  • 22:38Dy vjet nga sulmi terrorist në Ibër-Lepenc, Kuçi: Kosova përballet me problem që shkon përtej sigurisë së infrastrukturës kritike
  • 22:26BE-ja kërkon arrestimin e Radoiçiqit, ekspertët dyshojnë për qëllimet e Serbisë
  • 22:22Vështirësi në qarkullim në tri rrugët që çojnë drejt pikave kufitare
  • 22:06"Pa rrymë deri në 24 orë, por me fatura të plota" – Hykmete Bajrami: Banorët e Hasit po diskriminohen dyfish