Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Emisarja britanike takohet me përfaqësues të serbëve në Kosovë, u kërkon të marrin pjesë në zgjedhjet lokale në tetor

GD
Gazeta Demos15 korrik 2025 në 17:49
Emisarja britanike takohet me përfaqësues të serbëve në Kosovë, u kërkon të marrin pjesë në zgjedhjet lokale në tetor

E dërguara e posaçme e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce u takua sot me përfaqësues nga komuniteti serb i Kosovës.

Ajo, siç shkruan Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, u ka kërkuar partive politike serbe që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të tetorit.

“Ajo theksoi mbështetjen britanike për një Kosovë demokratike dhe multietnike. Ajo inkurajoi partitë politike serbe të Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet lokale në tetor”, thuhet në njoftim.

Pierce e ka vizituar gjithashtu manastirin e Graçanicës, ku është takuar me kryepeshkopin Teodosije. Me të, u tha se “diskutoi rëndësinë e zbatimit të angazhimeve të Kosovës ndaj Kishës Ortodokse Serbe”.

“Ajo gjithashtu u takua me një grup OJQ-sh serbe të Kosovës për t’i dëgjuar mendimet nga komuniteti”, thuhet në njoftim.

BE

Më shumë nga Lajme

  • 12:53Sërish seancë, vazhdon në orën 14:00 tentativa për konstituim të Kuvendit
  • 12:37Ismaili pasi nuk u votua Çitaku akuzon ashpër VV-në: Politikë mashtruese dhe hipokrite, e bllokuan konstituimin e Kuvendit
  • 12:36Ndërprerja e seancës, Hoti: Jemi jashtë spektrit kushtetues
  • 12:34Hykmete Bajrami: Urgjente të shpëtohet Kosova, kush e shkel Kushtetutën, sikurse armiqtë e shtetit, të përfundojë në burg
  • 12:34Nagavci: VV voton një kandidat të PDK e një të LDK, por jo zonjën Çitaku