Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Protestë mbarëkombëtare të shtunën për Arlindën, këto janë gjashtë kërkesat e organizatorëve

GD
Gazeta Demos6 nëntor 2026 në 22:48
Protestë mbarëkombëtare të shtunën për Arlindën, këto janë gjashtë kërkesat e organizatorëve

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka thirrur protestë mbarëkombëtare në Prishtinë, për të vazhduar kërkesat për drejtësi dhe përgjegjësi për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Kjo protestë do të mbahet të shtunën nga ora 12:00 dhe do të nisë nga Katedralja “Nënë Tereza”.

Sipas njoftimit, vrasja e Arlinda Zekajt si dhe reagimi shtetëror e ka vendosur shoqërinë në një krizë dhe pasiguri shoqërore, e cila sipas kësaj organizate, mund ta kalohet vetëm më përgjegjësi shtetërore dhe garantim që jeta e grave merret seriozisht.

“Vrasja makabre e Arlindës e ka ekspozuar në mënyrë të paprecedentë të gjithë zinxhirin institucional që, kur gratë ndihen në rrezik dhe kërkojnë ndihmë, në vend se t’i mbrojë, i anashkalon dhe me duart e veta i dërgon drejt vrasjes.”, thuhet në njoftim.  

Përveç kërkesave për drejtësi, kjo organizatë kërkon nga shteti që ta shpallë femicidin si urgjencë kombëtare, si zotim për të gjitha vajzat e gratë e Kosovës.

“Arlinda Zekaj na e ka lënë amanet që të kërkojmë përgjegjësi, e këtë amanet ne po e zgjasim jo veç për Arlindën dhe çdo grua të vrarë por edhe për çdo vajzë e grua të gjallë. Patriarkisë shtetërore Arlinda ia ka lëkundë themelet, tani është e jona që këtë ta çojmë deri në fund, për t’i dhënë fund njëherë e mirë dhunës së shumëfishtë ndaj vajzave e grave në Kosovë.”, thuhet tutje në njoftim.

Kjo organizatë ka renditur gjashtë kërkesa, të cilat sipas saj duhet të përmbushen.

“1. Shkarkim, ndjekje penale dhe burgim për kryeprokuroren Lumturije Vuçetaj, prokuroren e rastit Suada Rama Hamza, kryetarin e gjykatës Shemsedin Haxhiaj, gjykatësin Migjen Kastrati, ushtruesen e detyrës së drejtores së QPS-së Shpresa Lukajn, togerin Faruk Muqolli dhe çdo zyrtar/e tjetër të përfshirë; 2. Shkarkim të Donika Gërvallës dhe Xhelal Sveçlës, dorëheqjen e Gazmend Muhaxherit; 3. Trajtimin e vrasjes së grave si urgjencë kombëtare; 4. Sigurim të banimit social për të mbijetuarat e dhunës në familje; 5. Veting apartiak dhe të pavarur të sistemit të drejtësisë. 6. Legalizim të sprejit vetëmbrojtës për gra.”, është thënë në njoftim

protestëmbarëkombëtareshtunën

Të ngjashme

Protestë gjithëkombëtare të shtunën për Arlinda Zekajn, kërkohet përgjegjësi nga institucionet

Protestë gjithëkombëtare të shtunën për Arlinda Zekajn, kërkohet përgjegjësi nga institucionet

17:14

Më shumë nga Lajme

  • 22:50Ngjarje e rëndë në Athinë: Plagoset 36 vjeçari shqiptar, vrapoi i gjakosur 150 metra për t’i shpëtuar plumbave
  • 22:48Arrestohet babai i Meghan Markle, akuzohet për posedim të materialeve të abuzimit seksual me fëmijë
  • 22:33Deputeti i LDK’së Ermal Sadiku i reagon Kryeprokurorit që i priti në zyrë familjen Dehari: S’je politikan, qytetarët janë të barabartë
  • 22:32Ndahet nga jeta Bajram Isufi, ish-ushtar i UÇK-së dhe drejtor i NPL “Tregu” në Gjilan
  • 21:57Shtetasi i huaj gjendet pa shenja jete në Prishtinë