Bashkëshortja e ish-kreut të UÇK-së, Jakup Krasniqi, Sevdije Krasniqi i është bashkuar protestës së sotme kundër Gjykatës Speciale në Hagë atje kur bashkëshorti i saj dhe shokët e tij, sipas OVL-UÇK-së po gjykohen padrejtësisht, raporton GazetaDemos.
Ajo tha se Gjykata Speciale e cila thirret në emër të popullit, duhet të marr vendim lirues për ish-krerët e UÇK-së.
“Jam shumë e emocionuar. Gjykata duhet të ketë parasysh rreth aktgjykimeve që duhet të merr, jo në emër të popullit për gjykim denues. Në emër të popullit duhet të jetë gjykim lirues. Ky është populli që vendos për çlirimtarët, jo gjykata”, tha ajo.
