Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vjedhja e rëndë në Leposaviq, arrestohet edhe një i dyshuar, u kap në kufi me para

GD
Gazeta Demos22 gusht 2026 në 19:41
Vjedhja e rëndë në Leposaviq, arrestohet edhe një i dyshuar, u kap në kufi me para

Në vazhdimësi të njoftimit të djeshëm, lidhur me rastin e vjedhjes së rëndë të raportuar në Leposaviq, ku nga një shtëpi ishin vjedhur 12,000 euro, 40,000 dinarë dhe dy zinxhirë ari, Policia e Kosovës bën me dije se ka arritur të arrestojë edhe personin e katërt të dyshuar.

I dyshuari L.B. (i mitur), është arrestuar në pikën kufitare Jarinjë, në hyrje të Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrollit, tek i njëjti janë gjetur 5,750 euro dhe 2,000 dinarë, që dyshohet se janë të përfituara nga rasti i vjedhjes, transmeton IndeksOnline.

Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, personi i arrestuar është liruar në procedurë të rregullt.

“Policia mbetet e përkushtuar që personat që kryejnë vepra penale të arrestohen dhe të sillen para organeve të drejtësisë.

Për çdo rast të dyshimtë, qytetarët ftohen të raportojnë në numrin 192” thuhet në njoftimin e policisë.

rëndëleposaviqdyshuar

Të ngjashme

Sulmuan gazetarët, një i dyshuar ndalohet për 48 orë

Sulmuan gazetarët, një i dyshuar ndalohet për 48 orë

16:04

Më shumë nga Lajme

  • 09:58Fillon seanca ndaj Nadica Cepkenoviq, dëshmon Lejlije Mojota
  • 09:42Gjenden kallashnikov e veshje ushtarake në një shtëpi ta pabanuar në Leposaviq
  • 09:28Mjekët e QKUK-së shpëtojnë 63-vjeçaren, ia bllokoi frymëmarrjen diçka që i mbeti në fyt
  • 09:27Lirohen dy gardianët e Kosovës në Danimarkë pas incidentit me një të burgosur
  • 09:25Dhunohet nga tre persona një shtetase e huaj në Prishtinë