Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ende në arrati, katër nga pesë të dyshuarit për vrasjet e fundit në Kosovë

GD
Gazeta Demos14 gusht 2025 në 08:44
Ende në arrati, katër nga pesë të dyshuarit për vrasjet e fundit në Kosovë

Kosova u trondit nga pesë vrasje në vetëm dy ditë, gjatë kësaj jave.

Qyteti i Gjilanit të dielën u shokua nga një ngjarje e rëndë, ku tre persona u vranë si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Të vdekur mbeten babë e bir, argjendarë të njohur në këtë qytet, të cilët u vranë në një kafene afër objektit të komunës.

Pak më vonë, vdiq edhe njëri nga të plagosurit rëndë, i cili po trajtohej në Spitalin e Gjilanit, duke e çuar bilancin në tre viktima.

Të dyshuarit për rastin, Mefail Shkodra me dy djemtë e tij, Edonisin dhe Engjullin janë akoma janë në arrati, katër ditë pas rastit.

Policia e Kosovës po i kërkon ata. Policia po të dielën kur ndodhi rasti shpalli në kërkim Mefail Shkodrën dhe djalin e tij, Edonisin, të dy të arrestuar në fund të muajit qershor të vitit 2024 për fajde.

Po atë ditë, pasdite, Policia shpalli në kërkim djalin tjetër të të dyshuarit për vrasjen e trefishtë, Engjullin.

Policia bëri të ditur se janë zhvilluar bastisje në lokacione të ndryshme ku kanë dyshuar se janë duke u strehuar të dyshuarit.

Policia gjithashtu tha se janë njoftuar edhe të gjitha pikat kufitare që nga momenti i parë kur është raportuar rasti.

Si këta, në kërkim është edhe i dyshuari për vrasjen në Hajvali, Xhemail Nuhiu.

Ngjarja tragjike dyshohet se ka ndodhur të hënën rreth orës 22:00, ku personi me inicialet M.M., është qëlluar me armë zjarri.

Viktima, sipas Prokurorisë, është dërguar menjëherë në QKUK, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.

I dyshuari për vrasjen pas kryerjes së veprës penale, ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është në kërkim nga policia.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se Xhemail Nuhiu është i dyshuari për këtë vrasje.

Nuhiu po vazhdon të kërkohet nga organet e rendit.

Bedri Matoshi, vëllai i viktimës në një deklaratë ka rrëfyer se si ndodhi ngjarja.

Ai ka thënë se vrasja e vëllait të tij, ndodhi 20 minuta pasi ishin parkuar para oborrit të shtëpisë’.

“Në momentin e ngjarjes, kemi ardhë si zakonisht prej punës. Edhe, kemi lyp me bë kthim të udhëkryqi në fjalë, ku dorasi ka qenë i parkuar.

Kemi kërkuar t’na lirojë rrugën, në mënyrë njerëzore”, ka rrëfyer ai për mediat.

Gjatë kësaj jave një vrasje tjetër ndodhi në Prizren, ku një person u godit për vdekje me thikë.

I dyshuari për rastin tashmë është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim.

Sipas aktakuzës, thuhet se deri te vrasja ka ardhur pasi që dyshja, ndonëse ishin shokë, kishin pasur një mosmarrëveshje të mëhershme, dhe se viktima, gjithnjë sipas aktakuzës, nuk e ka pritur goditjen me thikë nga dorasi.

Më shumë nga Lajme

  • 23:49Policia ndalon transportuesit e marihuanës në Mitrovicë, të dyshuarit sulmuan zyrtarët
  • 23:28Vuçiqi shpërthen ndaj Komandantit të KFOR-it pasi Urën e Ibrit tani do ta ruajë Policia e Kosovës
  • 23:10Përplasja për Ibrin, Vuçiç i përgjigjet BE-së
  • 22:2224 vatra zjarri për një ditë në Shqipëri, 8 ende aktive
  • 22:15Lushaku-Sadriu kritikon VV-në: Jemi me një parti fituese që nuk është në gjendje të gjejë zgjidhje politike