Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, gjatë ka thënë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, se “anti-amerikanizmin e ka bindje”.
Në emisionin “Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova”, Hasani tha Kurti është anti-imperialist i ekstremit të majtë.
“Sa i përket profilit psikologjik dhe ideologjik do të thotë Albin Kurtin unë e kam përcjellë një kohë, kam pas edhe muhabet të afërt do të thosha për disa vite dhe e kam lexu, e kam përcjell dhe z. Kurti është anti-imperialist i ekstremit të majtë me kuptim mbi të gjitha anti-amrikanizmin, e ka bindje”, shprehet Hasani.
“Do të thotë ai dhe një rreth i caktum i njerëzve që i njoh- literatura që lexojnë, diskursin që kane zhvillu dhe e zhvillojnë është do të thotë… se antiimperializmi ka lloj-lloj rrymash ideologjike siç quhet ajo fryma Seatel”, thotë Hasani.
