Deputeti i PDK-së, miku dhe bashkëpunëtor i ngushtë i ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamemtarit Kadri Veseli, Enver Hoxhaj, ka publikuar një video nga tubimi i mbajtur sonte në Sheshin “Shatërvan” në Prizren, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Nga aktiviteti i organizuar nën moton “Liria ka emër “Ora e pritjes, Kosova po pret”, Hoxhaj ka përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë për drejtësinë ndërkombëtare.


