Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Enver Hoxhaj zgjidhet kryetar i Komisionit për Arsim

GD
Gazeta Demos28 shtator 2026 në 17:20
Enver Hoxhaj zgjidhet kryetar i Komisionit për Arsim

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, është zgjedhur kryetar i Komisionit Parlamentar për Arsim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.Për Hoxhajn, kjo paraqet një rikthim në një fushë të cilën e kishte udhëhequr në vitet e para të shtetësisë së Kosovës. Ai ishte ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë nga janari i vitit 2008 deri në shkurt të vitit 2011.

Mandati i tij në krye të arsimit u karakterizua nga një varg reformash në sistemin arsimor, ndërsa një nga vendimet më të rëndësishme ishte nisja e shpërndarjes së teksteve shkollore falas. Në vitin 2008, për herë të parë u siguruan tekste falas për rreth 200 mijë nxënës të klasave të para deri në të pesta, ndërsa një vit më vonë kjo politikë u zgjerua për të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën.Gjatë mandatit të Hoxhajt u ndërmorën edhe hapa për përmirësimin e pozitës së mësimdhënësve. Në vitin 2008 u miratua sistemi i ri i pagave, me rritje të diferencuara sipas kualifikimit profesional, ndërsa në vitin 2010 MASHT-i njoftonte edhe për vendimin për rritjen e pagave të mësimdhënësve për 50 për qind.

Në këtë periudhë nisi gjithashtu procesi i hartimit të kurrikulumit të ri të Kosovës, ndërsa reforma përfshinte rishikimin e planprogrameve, zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe vlerësimin e performancës së tyre.Një tjetër risi ishte pilotimi i mësimit të gjuhës angleze që nga klasa e parë, ndërsa paralelisht u investua në zgjerimin e hapësirave shkollore, ndërtimin dhe renovimin e shkollave dhe pajisjen e tyre me teknologji informative.

Në atë periudhë u zhvilluan gjithashtu politika për licencimin dhe akreditimin e institucioneve arsimore dhe u hapën e u avancuan iniciativa në arsimin profesional dhe atë të lartë.Pas përvojës së tij si ministër i Arsimit dhe angazhimeve të mëvonshme institucionale, Hoxhaj do ta drejtojë Komisionin Parlamentar për Arsim, një prej komisioneve që trajton legjislacionin dhe politikat që lidhen me sistemin arsimor të Kosovës.

ndërsaenverhoxhaj

Të ngjashme

Hoxhaj në forum: Kosova, model i shtetndërtimit me mbështetje amerikane dhe evropiane

Hoxhaj në forum: Kosova, model i shtetndërtimit me mbështetje amerikane dhe evropiane

20:36
Pas Berlinit dhe Hagës, Hoxhaj në Irak, takon ish-kryeministrin bullgar dhe ish-kryediplomatin turk

Pas Berlinit dhe Hagës, Hoxhaj në Irak, takon ish-kryeministrin bullgar dhe ish-kryediplomatin turk

13:41

Më shumë nga Lajme

  • 22:24S’i vjen rendi ligjit të Speciales, Haxhiu e ndërpret seancën për mungesë kuorumi: Vazhdojmë kur të dakordohemi, natën e mirë
  • 21:26Kurti: Herët të flitet për mundësinë e një kapitulli të ri me Serbinë, sa më shpejt që do të na njohin aq më mirë për dy vendet
  • 21:25Ekstradohet nga Italia në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për ndihmë në vrasje
  • 21:16Musliu i kërkon Rizvanollit garanci për furnizimin me rrymë gjatë dimrit: Qytetarët u mbytën duke paguar
  • 20:38Haziri kritikon çmimin e energjisë: Familjet po paguajnë më shtrenjtë, mos i fshihni problemet pas luftërave