Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Erdogani u dhuroi liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara

GD
Gazeta Demos9 korrik 2026 në 13:44
Erdogani u dhuroi liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara

Kryeministri britanik në dorëheqje, Sir Keir Starmer, ka marrë dhuratë një revole të personalizuar nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, gjatë samitit të NATO-s.

Arma, në të cilën ishte gdhendur emri i Starmerit, ishte pjesë e një serie dhuratash të ngjashme që iu dhanë liderëve të shteteve pjesëmarrëse në samit.

Megjithatë, revolja nuk është sjellë në Mbretërinë e Bashkuar dhe aktualisht ndodhet në kujdesin e zyrtarëve britanikë në Turqi. Ajo pritet të çaktivizohet para se të dërgohet në Britani.

Edhe pse presidenti Erdogan hoqi kufizimet për eksportin e dhuratës, arma mbeti në Turqi pasi importimi i një arme funksionale në Mbretërinë e Bashkuar është i ndaluar me ligj.

Zyra e kryeministrit britanik nuk ka publikuar fotografi të revoles, raporton BBC .

Gjatë samitit, Starmer dhe Erdogan nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, e cila synon të forcojë shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës mes dy vendeve.

Pas përfundimit të samitit, Starmer deklaroi se aleanca doli më e fortë dhe më e bashkuar nga takimi.

“Ky ka qenë një samit i mirë. Arritëm atë që synonim, unitetin. Është jashtëzakonisht e rëndësishme ta kemi atë, veçanërisht në kohën kur po zhvillohen konfliktet në Ukrainë dhe Iran”, tha ai.

Më shumë nga Lajme

  • 16:30Shiroka Pula pret ambasadoren kroate, vlerëson mbështetjen e Kroacisë për Kosovën
  • 16:29MPJD-ja dhe Instituti i Krimeve të Luftës nënshkruajnë memorandum për dokumentimin e krimeve të luftës
  • 16:17Kuvendi drejt seancës së re, Kryesia mblidhet më 23 nëntor
  • 16:11QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj: Hapësirat e uzurpuara me vite po u kthehen qytetarëve
  • 16:04Isni Kilaj tregon se shujtat në Hagë ua kanë sjellë të ngrira