Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka njoftuar se si pasojë e erërave të forta dhe incidenteve të raportuara gjatë ditës, janë realizuar 17 intervenime në territorin e Prishtina dhe Fushë Kosovë
Në këto intervenime kanë marrë pjesë Brigada Profesionale e Zjarrfikësve, ekipet emergjente, Ndërmarrja Publike “Gjelbër” dhe Policia e Kryeqytetit, ndërsa intervenimet kanë përfshirë largim kulmesh, llamarinash, reklamash, prerje drunjsh dhe trajtim zjarresh.
Sipas njoftimit, dy intervenime vazhdojnë të jenë ende aktive, derisa ekipet emergjente ndodhen në terren.
