Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se zgjedhja e ish-ministres së PDK’së, Justina Shiroka Pulës, Presidente dhe votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale nga ana e Vetëvendosjes nxori në pah “dy të vërteta politike”.
Zemaj tha se u dëshmua që për Vetëvendosjen mund të jetë i pranueshëm një president politik që vjen nga PDK-ja, por jo një president politik që vjen nga LDK-ja.
“Vetëm nga LDK kërkohej konsensual??”, pyeti Zemaj.
Gjithashtu, ai thotë se me votën pro për Ligjin për Specialen mbrëmë Vetëvendosje në praktikë, pranoi edhe vetë ekzistencën dhe juridiksionin e Gjykatës Speciale në Hagë.
“Dje, ping-pongu politik VV – PDK mori fund. Votat treguan shumë më tepër se fjalët”.
Postimi i plotë:
Mirëmëngjesi Kosovë!
Dje, Kuvendi i Kosovës i dha vendit Presidenten e re, pas një procesi të gjatë me debate, pritje, prapaskena, kushtëzime dhe lojëra politike në stilin e ping-pongut.




