Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ervin Shabani i PDK-së: Ju garantoj se unë nuk ndalem me kaq

GD
Gazeta Demos24 tetor 2025 në 18:16
Ervin Shabani i PDK-së: Ju garantoj se unë nuk ndalem me kaq

Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Gjakovës, Ervin Shabani ka njoftuar se ka zhilluar një takim me Këshillin Drejtues të Degës ku u analizuan rezultatet e zgjedhjeve lokale dhe punën e bërë gjatë fushatës, shkruan GazetaDemos.

Ai u shpreh se proces na ka mësuar shumë, për fuqinë e ekipit, për rëndësinë e vizionit të qartë dhe për nevojën e një angazhimi të vazhdueshëm

“Rezultati që arritëm është dëshmi e përpjekjeve të sinqerta, e bashkëpunimit dhe e besimit që po ndërtojmë hap pas hapi me qytetarët tanë. Ky proces na ka mësuar shumë, për fuqinë e ekipit, për rëndësinë e vizionit të qartë dhe për nevojën e një angazhimi të vazhdueshëm”, tha Shabani.

“Ju garantoj se unë nuk ndalem me kaq” – shtoi ai.

Postimi i plotë:

Sot takuam Këshillin Drejtues të Degës, ku analizuam me kujdes rezultatet e zgjedhjeve lokale, punën e bërë gjatë fushatës dhe angazhimin e secilit anëtar të ekipit tonë.

Ishte një takim reflektues, i hapur dhe konstruktiv, ku secili dha mendimet e veta për mënyrën se si mund të forcojmë edhe më shumë strukturat dhe besimin e qytetarëve në punën tonë.

Rezultati që arritëm është dëshmi e përpjekjeve të sinqerta, e bashkëpunimit dhe e besimit që po ndërtojmë hap pas hapi me qytetarët tanë.

Ky proces na ka mësuar shumë, për fuqinë e ekipit, për rëndësinë e vizionit të qartë dhe për nevojën e një angazhimi të vazhdueshëm.

Ju garantoj se unë nuk ndalem me kaq.

Ky është vetëm fillimi i një rruge të gjatë të përkushtimit, punës dhe përgjegjësisë ndaj qytetit tonë.

Me energjinë dhe besimin që kemi fituar, do të vazhdojmë të jemi zëri i qytetarëve, të sjellim ide të reja dhe të punojmë çdo ditë për Gjakovën që e meritojmë të gjithë.

Më shumë nga Lajme

  • 23:55Shukri Buja: Turp për deputetët e opozitës!
  • 23:17Aksident mes një veture dhe një motoçiklete te Parku i Qytetit në Prishtinë
  • 23:17Haradinaj kritikon deputetët e PDK-së: Edhe këta u dashtë me i rrotullu e me i shti brenda Kuvendit
  • 23:13Përfundon protesta në sheshet e Prishtinës
  • 23:06Zhvillimi i protestës, Policia del me njoftim të ri