Qytetarët që po protestojnë te objekti i Qeverisë së Kosovës, kanë filluar të shtyhen me zyrtarët policorë që kanë rrethuar atë pjesë për të ofruar siguri.

Në pamjet që vijnë nga atje, shihet se protestuesit janë fort të mllefosur pas vendimit ndaj katërshes së UÇK-së.

Paraprakisht, kanë gjuajtur edhe me gurë në drejtim të objektit.