Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

EULEX mbështet qëndrimin e BE-së pas sulmeve të pushtetit ndaj Supremes: Pavarësia e gjyqësorit të garantohet

GD
Gazeta Demos16 korrik 2025 në 18:10
EULEX mbështet qëndrimin e BE-së pas sulmeve të pushtetit ndaj Supremes: Pavarësia e gjyqësorit të garantohet

Shefi i EULEX’it, Giovanni Barbano, ka dalë në mbështetje të plotë të ambasadorëve të huaj në Kosovë, pasi që këta të fundit kanë bërë thirrje ndaj pushteti që të mos e sulmojë sistemin gjyqësor.

Barbano ka theksuar se pavarësia e gjyqësorit është një themel thelbësor i sundimit të ligjit dhe se i tillë, ai duhet të garantohet.

‘‘E mbështes plotësisht qëndrimin e Shefave të Misioneve të BE-së. Pavarësia e gjyqësorit mbetet një themel thelbësor i sundimit të ligjit dhe duhet të garantohet’’, ka shkruar ai në postimin e tij.

Ndryshe, sot ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka thënë se ndërhyrjet e pushteti në këtë sistem janë të papranueshme.

“Shefat e Misioneve të BE-së diskutuan situatën pas vendimit të Gjykatës Supreme. Sulmet ndaj gjyqtarëve individualë dhe ndërhyrjet politike në sistemin gjyqësor janë të papranueshme”, ka shkruar Orav.

Mbështetje Orav i kanë dhënë edhe ambasadorët e tjerë, si ai gjerman Jorn Rohde, dhe ai francez, Olivier Guerot.

Sulmet ndaj Supremes filluan pasi kjo gjykatë morri vendim për shfuqizimin e udhëzimit Administrativ për arkat fiskale, s’u prit aspak mirë nga partia Vetëvendosje. Pas kësaj, anëtarë të kësaj partie filluan sulmet ndaj sistemit gjyqësor duke kundërshtuar vendimin e supremes, deri sa edhe vetë Qeveria në detyrë, e udhëhequr nga Albin Kurti, doli me reagim ku vendimi i Supremes u cilësua si vendim i pabazuar dhe që i njëjti përben interpretim të njëanshëm.

EULEX

Më shumë nga Lajme

  • 23:41Berisha: Rinia është e bindur në pafajësinë e krereve të UÇK-së, duhet ta bëjmë luftën ligjore
  • 23:35Deklaratat e ndryshuara të Gërvallës s’mbetën pa pasoja, koha kur u morën si referencë për ta mbajtur në burg Selimin
  • 23:30Moti të dielën: Temperaturat deri në 19°C
  • 23:22“Moska ta ndalë luftën”, kryediplomati gjerman e telefonon homologun e Ukrainës menjëherë pas takimit me Lavrov
  • 23:12Mijëra qytetarë në protestën e 11-të në Prishtinë, Vlora Çitaku: Sonte, çdo ditë e çdo natë, UÇK