Kombëtarja e Kosovës në esports është shpallur nënkampione në disiplinën Counter-Strike 2 (CS2) në Lojërat Mesdhetare të Esports, MEG26, duke fituar medaljen e argjendtë dhe duke u renditur e dyta mes 18 shteteve pjesëmarrëse.
Përfaqësuesja kosovare zhvilloi një rrugëtim të shkëlqyer, duke u përballur me disa prej kombëtareve më të mira të rajonit dhe të Mesdheut. Në fazën e grupeve, Kosova fitoi ndaj Shqipërisë, Tunizisë, Italisë dhe Portugalisë, duke siguruar kualifikimin në fazën eliminatore.
Në çerekfinale, kosovarët mundën Slloveninë me 2:0 në mapa, duke i fituar të dyja me rezultat identik 13:8. Në gjysmëfinale, ata kaluan Libanin po me 2:0, me rezultat 16:14 në mapën e parë dhe 13:6 në të dytën.



