Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ilir Ferati, ka deklaruar se posti i presidentit duhet t’i takojë LDK-së në rast të një marrëveshjeje eventuale me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Është parim dhe është kriter që një parti të mos i udhëheqë të tri pozitat kryesore. Kjo është marrëveshje që ka me garantu për një kohë të caktuar stabilitetin institucional të Kosovës. Bëhet fillimisht duke e zgjidhur pjesën e arsyes kryesore për të cilën kemi shkuar në zgjedhje, e që është presidenti i Republikës së Kosovës. Si parim, mendoj që është ndërtuar e tillë edhe si opinion politik i LDK-së për publikun dhe prapë ndaj besimin që duhet të jetë i LDK-së presidenti”, tha Ferati në KlanKosova.
