Festat e fundvitit Krishtlindjet dhe Viti i Ri, po afrohen dhe bashkë me të edhe disa ditë pushimi.
Nxënësit do të jenë në pushimin dimëror nga 28 dhjetori 2026 deri më 8 janar 2027.
Ndërkaq, pushimi pranveror është planifikuar të mbahet nga 5 deri më 8 prill 2027, duke qenë periudha e fundit e pushimit gjatë vitit shkollor para përfundimit të mësimit.
Përveç pushimeve shkollore, kalendari përfshin edhe ditët e pushimit zyrtar, gjatë të cilave nuk do të zhvillohet procesi mësimor në institucionet arsimore.
Pushimet shkollore:
– Pushimi vjeshtor: 28 tetor – 30 tetor 2026
– Pushimi dimëror: 28 dhjetor 2026 – 08 janar 2027
-Pushimi pranveror: 05 prill – 08 prill 2027
Ditët e pushimit zyrtar:
30 nëntor 2026 – Dita e Pavarësisë së Shqipërisë (28 Nëntori)
17 shkurt 2027 – Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës
09 mars 2027 – Fitër Bajrami
29 mars 2027 – Pashkët Katolike
09 prill 2027 – Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës
03 maj 2027 – Dita Ndërkombëtare e Punës
04 maj 2027 – Pashkët Ortodokse
10 maj 2027 – Dita e Evropës
17 maj 2027 – Kurban Bajrami
14 qershor 2027 – Dita e Paqes
Ky kalendar u shërben shkollave, prindërve dhe nxënësve për planifikimin e aktiviteteve mësimore dhe familjare përgjatë vitit shkollor 2026–2027.