Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Zjarr në një banesë në orët e para të mëngjesit në Ferizaj, evakuohen banorët – lëndohet një zjarrfikës

GD
Gazeta Demos22 nëntor 2026 në 10:18
Zjarr në një banesë në orët e para të mëngjesit në Ferizaj, evakuohen banorët – lëndohet një zjarrfikës

Një zjarr ka përfshirë një banesë në katin e katërt të një kompleksi banesor në rrugën “Sali Çeku”, në orët e para të mëngjesit të së dielës, më 22 nëntor.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas Veselit, Policia e ka pranuar informatën për zjarrin rreth orës 02:58, pas së cilës njësitet policore, në bashkëpunim me zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës, kanë evakuuar banorët e hyrjes dhe të ndërtesës.

Zjarri është shuar plotësisht rreth orës 05:15, kur banorët janë lejuar të kthehen në banesat e tyre.

Si pasojë e incidentit janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa një zjarrfikës ka pësuar djegie në dorë. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar nga radhët e civilëve.

Veseli ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit policorë. Me udhëzimin e prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Incident zjarri”, ndërsa vendi i ngjarjes mbetet nën mbikëqyrjen policore deri në ekzaminimin forenzik

banorëtzjarrbanesë

Më shumë nga Lajme

  • 10:01Tërshani: Dyshime për falsifikim dokumentesh dhe shkelje të rënda institucionale në rastin e Arlinda Zekajt
  • 09:59Kosova ndan mbi 82 milionë euro për skemat sociale në tetor, ja kush përfitoi më së shumti
  • 09:54Prangoset në Francë shoferi shqiptar, iu gjet substanca që e kishte fshehur në kamion
  • 09:40E rëndë: Sot varroset Zymer Blakaj, që u gjet pa shenja jete në vendin e punës në Istog
  • 09:36“Përgjegjësia bie mbi institucionet”, Canaj: Kosova dështoi në procesin e anëtarësimit në KiE