Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Flakët pushtojnë Halkidikin në Greqi, evakuime urgjente nga bregdeti i Sivirit

GD
Gazeta Demos13 gusht 2026 në 19:33
Flakët pushtojnë Halkidikin në Greqi, evakuime urgjente nga bregdeti i Sivirit

Zona turistike e Halkidiki në Greqi është përfshirë nga një zjarr masiv duke iu afruar zonave të banuara në bregdet. Autoritetet greke kanë njoftuar përmes sistemit 112 evakuimin urgjent të të gjithë banorëve e turistëve që ndodhen në zonën e Sivirit.

Sipas njoftimit të Mbrojtjes Civile, personat që ndodhen në Siviri janë udhëzuar të lëvizin drejt Mola Kalivës dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në një zonë me pyje me pisha dhe bimësi të dendur, të ndihmuara nga erërat e forta. Largimi i banorëve nga zona e rrezikut është mundësuar dhe nëpëmjet detit nga operacionet e shpëtimit ndërsa rrugët janë të ngarkuara me trafik për shkak të devijimeve nga zjarri.

Autoritetet lokale e kanë përshkruar situatën si shumë të vështirë. Fronti i zjarrit është përhapur në të dyja anët e rrugës që lidh Sivirin me zonën e Kasandrës. Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 52 zjarrfikës me 12 mjete, ndërsa nga ajri po ndërhyjnë tre avionë dhe një helikopter.

Greqia është një nga vendet më të prekura nga zjarret si pasojë e valës së të nxehtit. Vetëm pak ditë pasi u vu nën kontroll një zjarr vdekjeprurës në rajonin e Atikës, rreth 200 zjarrfikës po luftojnë me vatra të reja në juglindje të Athinës. Sipas raportimeve, të paktën pesë zjarrfikës kanë humbur jetën gjatë ditëve të fundit në përpjekje për të shuar flakët.

flakëtgreqisivirit

Më shumë nga Lajme

  • 08:38Limaj pyetet se a ka marrë urdhra nga Thaçi: Le more çfarë urdhra, çfarë pallavra
  • 08:34Sot priten protesta në Gjermani, Zvicër e Suedi për ish-krerët e UÇK-së
  • 08:21PDK një hap më afër ndryshimit të ligjit për Specialen, ja sa deputetë i duhen të pranishëm në sallë për miratim
  • 08:18Çitaku: UÇK është më e madhe se një qeveri e interes partiak, nder që na ra hise ta mbrojmë veprën e saj
  • 08:01KEDS njofton, këto vende do të mbesin pa rrymë - shkak punimet