Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Fletëvotimet e Zgjedhjeve Lokale të 12 tetorit arrijnë në Kosovë

GD
Gazeta Demos3 tetor 2025 në 08:32
Fletëvotimet e Zgjedhjeve Lokale të 12 tetorit arrijnë në Kosovë

Rreth 3.6 milionë fletëvotime për dy llojet e Zgjedhjeve Lokale, për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, pasditen e së enjtes kanë arritur nga Sllovenia në Kosovë.

Ky lajm është konfirmuar nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, mëngjesin e së premtes.

“Mund t’iu konfirmoj se fletëvotimet për Zgjedhjet Lokale kanë arritur në Kosovë. Gjatë javës së ardhshme ato do të shpërndahen, fillimisht në Qendra Komunale të Numërimit, ndërkaq në ditën e zgjedhjeve do të shpërndahet për në Qendra të Votimit”, tha Elezi.

Më tej, Elezi ka shpjeguar se numri i përgjithshëm i fletëvotimeve që janë shtypur për të gjithë procesin zgjedhor të 12 tetorit është 3,600,820 fletëvotime.

“Në bazë të vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për raundin e parë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvendet Komunale janë shtypur gjithsej 3,600,820 fletëvotime, nga të cilat 1,800,410 për secilën lloj të zgjedhjeve. Ky numër përfshin fletëvotimet për të gjitha mënyrat e votimit: në vendvotimet e rregullta, votimin me kusht, për personat me nevoja të veçanta, votimin me postë dhe rezervat”, shpjegoi Elezi për Express.

Në këtë numër të përgjithshëm përfshihen edhe 44,310 fletëvotimet për votimin me postë jashtë Kosovës, të cilat janë shtypur në mes të muajit shtator, para fillimit të periudhës së votimit për votuesit e regjistruar në diasporë.

Sipas të dhënave të Listës Votuese 2,025,105 qytetarë do të votojnë në vendvotimet brenda territorit të Republikës së Kosovës, ndërsa 43,993 votues janë regjistruar për të votuar përmes postës nga jashtë vendit.

Procesi zgjedhor do të zhvillohet në 948 Qendra të Votimit me gjithsej 2,625 vendvotime prej të cilave 910 Qendra të Votimit me 2,571 vendvoitme të caktuara për votimin e rregullt, me 2,571 vendvotime, ndërkaq 38 Qendra të Votimit me githsej 54 vendvotime për votimin me kusht.

fletëvotimetZgjedhjet

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Lekatari reagon për videot intime të personazheve publike që po qarkullojnë: S**si nuk është lajmi, por kush i ka …
  • 23:00Haradinaj: Edhe po të kthehesha në kohë, nuk do ta votoja Gjykatën Speciale
  • 22:55Ramush Haradinaj: Vendimi i Gjykatës Speciale është i padrejtë dhe shprehje e mosbesimit ndaj Kosovës
  • 22:49Kurti nesër takim me von der Leyen, më pas konferencë për media
  • 22:47Videot intime të personazheve publike, Policia e Tiranës me njoftim zyrtar: Krimet Kibernetike po identifikojnë IP dhe të dhënat e faqeve që i kanë shpërndarë