Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për qarkullimin në pikat kufitare, ku pritjet më të gjata vazhdojnë të regjistrohen në Dheu i Bardhë dhe Muçibabë.
Sipas të dhënave të fundit, në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje në Kosovë janë deri në dy orë e gjysmë, ndërsa kolona e automjeteve arrin në 1.4 kilometra.
Për dalje, pritjet zgjasin rreth 30 minuta, me kolonë prej 250 metrash
