Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Flutura Kusari thirrje Qeverisë: Veproni, krijoni mekanizma për mbrojtjen e gazetarëve

GD
Gazeta Demos13 tetor 2026 në 09:38
Flutura Kusari thirrje Qeverisë: Veproni, krijoni mekanizma për mbrojtjen e gazetarëve

Juristja e mediave, Flutura Kusari i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të ndërmarrë masa konkrete për mbrojtjen e gazetarëve, duke theksuar presionin e madh me të cilin, sipas saj, po përballen gazetarët Lirim Mehmetaj dhe Fidan Jupolli.

Përmes një reagimi publik, Kusari ka kërkuar që institucionet të reagojnë dhe të krijojnë mekanizma efektivë për garantimin e sigurisë së gazetarëve dhe mbrojtjen e lirisë së medias.

“Çfarë duhet të ndodhë më shumë që Qeveria e Kosovës të fillojë t’i ndryshojë ligjet dhe të krijojë mekanizma për mbrojtjen e gazetarëve?”, ka shkruar Kusari.

Ajo ka theksuar se atmosfera në të cilën punojnë gazetarët në Kosovë ka ngjashmëri me atë në disa vende ku janë vrarë gazetarë, duke nënvizuar se kjo nuk nënkupton se një skenar i tillë do të ndodhë në Kosovë, por se situata duhet të merret seriozisht nga institucionet.

Kusari ka propozuar dy masa konkrete që, sipas saj, duhet të ndërmerren nga Qeveria.

E para është krijimi i një Trupi Koordinues për Sigurinë e Gazetarëve, ndërsa e dyta është ndryshimi i Kodit Penal për ashpërsimin e dënimeve për sulmet ndaj gazetarëve.

Sipas juristes, këto propozime nuk janë ide të reja, por masa që zbatohen ose ndërmerren nga shtetet demokratike që synojnë mbrojtjen e lirisë së medias dhe sigurinë e gazetarëve.

gazetarëvekusarimbrojtjen

Të ngjashme

Rama në mbështetje të gazetarëve: Të ruhet demokracia

Rama në mbështetje të gazetarëve: Të ruhet demokracia

10:19
"Radio Policia", Kusari: Mund të bëhet mjet propagandues i pushtetit

"Radio Policia", Kusari: Mund të bëhet mjet propagandues i pushtetit

13:33

Më shumë nga Lajme

  • 13:03Kurti nuk flet për kritikat e ndërkombëtarëve ndaj Ligjit për Specialen
  • 13:00Avokati Kërveshi paralajmeron padi ndaj një personi në Tetovë që ia montoi Xhavit Halitit një video të rëndë me AI
  • 12:59Policia e Kosovës në veri pajiset me dron profesional
  • 12:50Haxhiu takon Spancën, paralajmëron mbikëqyrje të raporteve të auditimit
  • 12:49Ndërpritet furnizimi me ujë për tri ditë në këta fshatra të Prizrenit