Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Fondi 990,000 euro i BE-së, dalin detaje mbi arrestimin e Mogherinit

GD
Gazeta Demos2 dhjetor 2025 në 18:18
Fondi 990,000 euro i BE-së, dalin detaje mbi arrestimin e Mogherinit

Sipas mediave italiane, ish-Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, është arrestuar së bashku me një diplomat të lartë italian, Stefano Sannino, dhe një menaxher të një institucioni akademik, në kuadër të një hetimi mbi parregullsi në dhënien e një programi trajnimi të financuar nga Bashkimi Evropian me vlerë 990,000 euro.

Krimet e dyshuara përfshijnë ndërhyrje dhe mashtrim në prokurimin publik, korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional, sipas Zyrës së Prokurorit Publik Evropian (EPPO). Hetimi ka të bëjë me favorizime të dyshuara në dhënien e fondeve për një program trajnimi për diplomatët e ardhshëm evropianë dhe lidhet me periudhën nga viti 2021.

Për të arrestuar Mogherinin dhe Saninon, gjyqësori ka kërkuar dhe siguruar heqjen e imunitetit diplomatik. Hetimi u inicua nga Zyra e Prokurorit Publik Federal në Bruksel dhe u zhvillua më tej nga EPPO, e cila merret me mashtrimet që përfshijnë fondet e Bashkimit Evropian.

Sipas hetuesve, informacioni për kriteret e përzgjedhjes së tenderit mund të ketë qenë i disponueshëm paraprakisht për përfituesit e mundshëm, duke shkelur rregullat për konkurrencën e drejtë dhe duke favorizuar një kandidat të caktuar. Hetuesit po shqyrtojnë gjithashtu nëse përfaqësuesit e institucioneve të përfshira ishin të vetëdijshëm për këtë informacion dhe nëse kanë ndërhyrë në mënyrë të paligjshme.

Përveç arrestimeve, autoritetet belge kryen kontrolle në zyrat dhe banesat e tre të dyshuarve. Një zyrtar i BE-së i tha Agjencisë France Presse se hetimi nuk ka të bëjë me aktivitetet e Bashkimit Evropian pas vitit 2024, kur Kaja Kallas mori detyrën si Përfaqësuese e Lartë për Punët e Jashtme.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Paula Pinho, tha se institucionet nuk po komentojnë mbi hetimin ndërsa ai vazhdon, duke shtuar:

“Ne nuk po komentojmë ndërsa një hetim gjyqësor është duke u zhvilluar.” /EuronewsAlbania/

BE

Më shumë nga Lajme

  • 10:01Trungu i pemës çau veturën pas përplasjes, dy të rinj i shpëtojnë mrekullisht aksidentit
  • 09:35Kjo është letra me të cilën PDK i bën thirrje Deharit ta caktojë vazhdimin e seancës sot në ora 11:00
  • 09:16Paqëndrueshmëria politike kërcënon investimet dhe projektet e mëdha në Kosovë
  • 09:04Ky është çmimi i naftës për sot
  • 09:00Burri dhe gruaja rrahën mes vete në Prishtinë, arrestohen