Forca e Sigurisë së Kosovës po vazhdon të zgjerojë praninë e saj në misionet ndërkombëtare të sigurisë, teksa dy oficerë të saj janë integruar në strukturat e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF).
Përmes një deklarate, Bordi i Paqes njoftoi se mirëpret oficerët e rinj ndërlidhës nga FSK-ja, majorët Gentrit Idrizi dhe Labinot Lala, të cilët do të shërbejnë në kuadër të Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit.
Sipas deklaratës, dy oficerët kosovarë do të kenë rol të rëndësishëm në lehtësimin e shkëmbimit të informacionit kritik ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe strukturave ndërkombëtare të sigurisë.
