Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vuçiq akuzon komandantin e KFOR-it: Turku dëshiron ta hapë urën e Ibrit, do t’i lutem Rutte-s të mos e bëjë

GD
Gazeta Demos18 gusht 2026 në 23:00
Vuçiq akuzon komandantin e KFOR-it: Turku dëshiron ta hapë urën e Ibrit, do t’i lutem Rutte-s të mos e bëjë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar një letër në drejtim të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte për t’i kërkuar që ura mbi lumin Ibër të mos hapet për qarkullim.

Për këtë plan ai e ka akuzuar Komandantin e KFOR-it, gjeneralin Ozkan Ulutas.

“Këtë po e bën turku, komandanti i KFOR-it. Sot do t’i shkruaj Mark Rutes dhe shpresoj që t’i përgjigjet letrës sime dhe ta pranojë kërkesën time që kjo të mos bëhet. Për mua, ky është një turp i madh dhe një zhgënjim. Kjo na tregon se nervozizmi ka hyrë në radhët e tyre, nuk dinë se si ta detyrojnë Serbinë ta pranojë Kosovën e pavarur. Ne do të shohim se si t’i ndihmojmë popullit tonë. Ngadalë, gjërat po ndryshojnë në botë, por jo aq shpejt sa kemi pritur. Çdo ditë një popull keqtrajtohet, dëbohet nga vatrat e tij. Do të shohim se cila do të jetë përgjigjja e tyre”, ka thënë Vuçiq në Beograd.

Një ditë më parë nga Bashkimi Evropian konfirmuar se janë plotësuar kushtet për hapjen për qarkullim të makinave të urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

vuçiqkfor-itkomandantin

Të ngjashme

Ulutash e pret në takim Palatovën e BE-së: Për çka biseduan?

Ulutash e pret në takim Palatovën e BE-së: Për çka biseduan?

16:04
Komandanti i KFOR-it takohet me shefen e BE-së në Kosovë, diskutojnë për situatën e sigurisë

Komandanti i KFOR-it takohet me shefen e BE-së në Kosovë, diskutojnë për situatën e sigurisë

15:10
Vuçiq letër NATO-s: I lutem Ruttes të mos e lejojë hapjen e urës së Ibrit

Vuçiq letër NATO-s: I lutem Ruttes të mos e lejojë hapjen e urës së Ibrit

12:39

Më shumë nga Lajme

  • 23:37Përditësohen të dhënat e fundit, deri në gjysmë ore pritje për dalje nga Kosova
  • 22:50Përmirësohet situata, katër vatra aktive të zjarrit në Shqipëri
  • 22:38Matoshi: Kurti s’po mundohet fare ta bëjë presidentin, dëshiron ta çojë vendin në zgjedhje
  • 22:28Komisioni Evropian: Ura duhet t’i lidhë komunitetet
  • 22:12Irani ngulmon se Hormuzi do të mbetet i mbyllur