Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

FSK suspendon ushtarin e dyshuar për dhunim në Britani

GD
Gazeta Demos12 nëntor 2025 në 16:36
FSK suspendon ushtarin e dyshuar për dhunim në Britani

Ushtari i FSK-së, Bali Hoxha, po akuzohet për vepra penale seksuale në Britani të Madhe.28 vjeçari, nga Kampi West Tofts në Thetford, Norfolk në Angli, akuzohet për përdhunim dhe dy akuza për sulm seksual ndaj një gruaje derisa i njëjti po ndihmonte në trajnimin e personelit nga ushtria ukrainase.

Siç raporton BBC, Hoxha i ka mohuar akuzuat, ndërsa thuhet se sulmi i dyshuar ndodhi përgjatë një shtegu këmbësorësh midis Rrugës Prince of Wales dhe Parkut Tregtar Riverside rreth orës 23:30 më 17 shtator.E redaksia jonë ka pyetur FSK-në për këtë rast.

Nga ky institucion kanë konfirmuar se ushtari është suspenduar dhe është në pritje të zhvillimit të procesit.“Pasi që jemi njoftuar nga pala britanike për rastin në fjalë, FSK ka marrë masat bazuar në aktet ligjore në fuqi, është suspenduar dhe jemi duke pritur procesin në lidhje me rastin”, ka thënë zëdhënësi i FSK-së, Vëllazërim Qerimi.

Ndërkaq, sipas raportimeve të BBC, Hoxha u mbajt në paraburgim në Gjykatën e Kurorës së Norwich deri në gjyqin e tij më 7 prill, i cili pritet të zgjasë pesë ditë.“Hoxha është i punësuar nga ushtria e Kosovës, por është i kontraktuar për të trajnuar ushtarë ukrainas të vendosur në poligonin e stërvitjes së Ushtrisë Britanike pranë Thetford, sipas një kontrate me Ministrinë e Mbrojtjes”.

Ai foli për të konfirmuar emrin e tij, por avokati mbrojtës Jonathan Goodman i tha gjykatës se, ndërsa anglishtja e tij ishte e mjaftueshme për seancën dëgjimore të pranimit të fajësisë, një përkthyes në shqip do të kërkohej për gjyqin dhe çdo seancë të ndërmjetme dëgjimore.U dëgjua gjithashtu se tre dëshmitarë do të kishin nevojë për përkthyes.

Gjykatës iu tha se këta dëshmitarë ka të ngjarë të vendosen në Kosovë në kohën e gjyqit, por se ushtria e Kosovës do t’i lirojë ata për të marrë pjesë në gjykatë.Personat e përmendur në artikull prezumohen të pafajshëm deri në momentin e një vendimi të gjykatës.

FSK

Më shumë nga Lajme

  • 10:25Shpërthimi në Ibër-Lepenc, dëshmitarja: Shtëpia lëvizi, mendova se ishte tërmet
  • 10:17Një person gjendet pa shenja jete në Jelloc të Klinës, policia nis hetimet
  • 10:07Komisioni për Persona të Zhdukur: Dy identifikimet e reja lidhen me luftën e fundit dhe mbetjet mortore që ndodhen në morgun e IML
  • 10:06Dy persona kapen me kamion të mbushur me drunj në Mitrovicë, nisin hetimet për vjedhje të pyllit
  • 09:52Shpërthimi në Ibër-Lepenc, dalin para Gjykatës vëllezërit Viçentijeviq dhe Igor Dimoviq