Një rast i falsifikimit të parasë është raportuar në Fushë Kosovë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur në rrugën e Pejës më 16 korrik, rreth orës 05:05, kur një person i panjohur kishte kërkuar në një lokal këmbimin e 600 dollarëve amerikanë në euro, shërbim që ishte kryer nga ankuesi në këmbimore, shkruan lajmi.net.
Policia bëri të ditur se “dyshohet se një person i pa njohur në një lokal kishte kërkuar këmbimin e 600 dollarëve amerikan në euro, gjë që ankuesi e kishte kryer këtë shërbim në këmbimore”.
