Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka njoftuar se ka denoncuar në Inspektoratin Policor të Kosovës, policin që e cenoi fizikisht në Kuvend, shkruan GazetaDemos.
Musliu ka kërkuar hetim për veprimet e policit, duke thënë se për 15 vjet, si anëtare e Komisionit Parlamentar për Siguri, ka punuar për një Polici të Kosovës profesionale, të depolitizuar dhe me integritet.
“Sot, së bashku me Sekretaren e Përgjithshme të Partisë, znj. Vlora Çitaku, denoncuam në Inspektoratin Policor të Kosovës dhe kërkuam hetim për policin i cili më cenoi fizikisht në vendin tim të punës, saktësisht në sallën e seancës plenare. Duke qenë se si anëtare e Komisionit Parlamentar për Siguri, për 15 vite rresht kam punuar fort për të pasur një Polici profesionale, të depolitizuar dhe me integritet, nuk mund të hesht përballë një rasti të tillë. Ky reagim nuk bëhet për të mbrojtur veten time, por, para së gjithash, për të mbrojtur institucionin e Policisë së Kosovës dhe integritetin e tij, në mënyrë që Policia të mos rrëshqasë në urdhrat dhe ndikimet e asnjë partie politike”, shkroi ajo.
Postimi i plotë:
Sot, së bashku me Sekretaren e Përgjithshme të Partisë, znj. Vlora Çitaku, denoncuam në Inspektoratin Policor të Kosovës dhe kërkuam hetim për policin i cili më cenoi fizikisht në vendin tim të punës, saktësisht në sallën e seancës plenare.
Duke qenë se si anëtare e Komisionit Parlamentar për Siguri, për 15 vite rresht kam punuar fort për të pasur një Polici profesionale, të depolitizuar dhe me integritet, nuk mund të hesht përballë një rasti të tillë.
Ky reagim nuk bëhet për të mbrojtur veten time, por, para së gjithash, për të mbrojtur institucionin e Policisë së Kosovës dhe integritetin e tij, në mënyrë që Policia të mos rrëshqasë në urdhrat dhe ndikimet e asnjë partie politike.
Por, krahas hetimit për veprimet e policit, si deputete dhe si qytetare te Republikës së Kosovës, kërkuam të dimë edhe diçka tjetër: Kush e ka ftuar Policinë në sallën e seancave plenare?




