Me ftesën nga Garda Kombëtare e Ajovës në kuadër të partneritetit ndërmjet Ajova-s dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, tre pjesëtarë të FSK-së ishin pjesë në “Garën për Luftëtarin më të Mirë”.

Sipas njoftimit, gara katërditore vuri në provë përgatitjen fizike dhe mendore, aftësitë ushtarake dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve, përmes sfidave të ndryshme të karakterit ushtarak.

Bëhet e ditur se në mesin e pjesëmarrësve nga FSK-ja ishte edhe OR3 Ismail Ahmeti, i cili u rendit në mesin e finalistëve, duke siguruar vendin e dytë në këtë garë dhe duke përfaqësuar me profesionalizëm Forcën e Sigurisë së Kosovës.