Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Gashi kundërshton rritjen e koeficientit nga 110 në 120: Është e papranueshme dhe nuk reflekton rritjen e çmimeve

GD
Gazeta Demos15 nëntor 2026 në 13:26
Gashi kundërshton rritjen e koeficientit nga 110 në 120: Është e papranueshme dhe nuk reflekton rritjen e çmimeve

Kryetari i Sindikatës së Administratës Publike, Ali Gashi, e ka konsideruar të papranueshme rritjen e planifikuar të vlerës së koeficientit të pagave nga 110 në 120 euro, duke vlerësuar se një rritje e tillë nuk reflekton gjendjen reale ekonomike, rritjen e çmimeve të produkteve esenciale dhe inflacionin.

Gashi në një intervistë për Ekonomia Online ka deklaruar se që nga hyrja në fuqi e Ligjit për Pagat, vlera e koeficientit ka qenë 110 euro, ndërsa sipas planifikimeve të Qeverisë, në kuadër të projektbuxhetit për vitin 2027, parashihet rritja e tij në 120 euro.

Ai ka thënë se për federatën dhe sindikatën që përfaqëson, kjo rritje është jashtëzakonisht e papranueshme, pasi nuk përputhet me rritjen reale të kostos së jetesës.

“Për ne si federatë dhe si sindikatë është jashtëzakonisht e papranueshme. Për faktin se një rritje e tillë nuk reflekton absolutisht gjendjen reale dhe çmimet. Më mirë të them që, kur merret për bazë edhe inflacioni, kjo është jashtëzakonisht shumë e papranueshme”, ka deklaruar Gashi.

Ai ka theksuar se rritja e koeficientit për 10 euro nuk nënkupton një përmirësim të mjaftueshëm të pagave për shërbyesit civilë, duke marrë parasysh ndikimin që kjo rritje ka në pagën bruto.

“Po, një zyrtar publik i cili e ka koeficientin pesë, atij i rritet 50 euro dhe ajo rritje është bruto. Do të thotë, shumica absolute e rritjes tek zyrtarët publikë, tek rreth 82 zyrtarë publikë, ekskluzivisht shërbyes civilë të nivelit qendror dhe nivelit lokal, rritja mesatare mund të jetë diku rreth 65 euro”, ka thënë ai.

Gashi e ka cilësuar këtë rritje si qesharake dhe absurde, duke shtuar se kërkesa e vazhdueshme e sindikatës drejtuar Qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit ka qenë që rritja e pagave të reflektojë shtrenjtimin e produkteve esenciale.

“Kjo është një rritje, sinqerisht qesharake, një absurditet, për arsye se ne nuk e kemi besuar dhe s’kemi menduar një rritje të tillë. Kërkesa jonë e vazhdueshme, e drejtuar Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe vetë kryeministrit, ka qenë që rritja të reflektojë rritjen e produkteve esenciale”, është shprehur Gashi.

Sipas tij, sindikata nuk ka kërkuar diçka më shumë sesa një kalkulim të rritjes së çmimeve të produkteve esenciale dhe përcaktimin e vlerës së koeficientit në bazë të mesatares së këtij shtrenjtimi.

“Shikoni, ne asgjë më shumë dhe as më pak nuk kemi kërkuar, vetëm të bëhet një kalkulim i rritjes së çmimit të produkteve esenciale dhe të nxirret një mesatare. Nga ajo mesatare të përcaktohet vlera e koeficientit. Dhe këtë qytetarët, por edhe shërbyesit civilë, por edhe për Qeverinë e Republikës së Kosovës ta kuptojnë: në qoftë se kemi një mesatare diku 50% të rritjes së çmimeve për produktet esenciale, atëherë edhe pagat duhet të reflektojnë në këtë rritje”, ka deklaruar ai.

Gashi ka argumentuar se në rastet kur çmimet e produkteve esenciale janë rritur për 50 deri në 60 për qind, një rritje prej vetëm 10 eurosh në vlerën e koeficientit nuk është e arsyeshme.

“Për arsye sepse, në qoftë se rritja e një produkti ka shkuar 50–60% dhe ti rrogën e rrit vetëm për 10 euro në vlerën e koeficientit, atëherë është absurditet. Prandaj është e papranueshme dhe ne kërkojmë që Qeveria e Republikës së Kosovës të reflektojë, për arsye sepse ne jemi punëtorë të kësaj qeverie, ne jemi punëtorë të administratës publike, por mbi të gjitha ne jemi qytetarë të Republikës së Kosovës. Kemi familje dhe ne duhet të mbajmë familje me pagat tona”, ka thënë Gashi.

Kreu i Sindikatës së Administratës Publike ka ngritur shqetësimin edhe për largimin e punonjësve nga administrata publike, si dhe mungesën e interesimit për t’u punësuar në institucionet publike, veçanërisht në pozitat që kërkojnë profile profesionale dhe inxhinierike.

Sipas tij, pagat jo dinjitoze po ndikojnë drejtpërdrejt në largimin e shërbyesve civilë, të cilët më pas orientohen drejt sektorit privat ose largohen jashtë vendit.

“Shiko, këtu janë dy fenomene tani që kanë reflektuar tek zyrtarët publikë, me theks të veçantë te nëpunësit e shërbimit civil. Është largimi, padyshim largimi nga pozitat për arsye sepse pagat të cilat i marrin janë paga jo dinjitoze dhe, të them të drejtën, ata që largohen nga ky shërbim, shumica kalojnë ose në sektorin privat ose dalin jashtë”, ka deklaruar ai.

Një tjetër problem, sipas Gashit, është mungesa e interesimit të profesionistëve të profileve të ndryshme inxhinierike për të punuar në sektorin publik, për shkak të dallimeve të mëdha në paga me sektorin privat.

Ai ka thënë se një inxhinier në institucionet publike mund të paguhet nga 700 deri në 800 euro, ndërsa në sektorin privat mund të marrë së paku 1 mijë e 500 euro.

“Por kemi edhe fenomenin tjetër, që kemi të painteresuar dhe duhet ta kuptojmë një detaj: të gjitha profilet që konsiderohen të inxhinierisë, ata është pak problem t’i bindësh për të punuar në sektorin publik. Për faktin se një inxhinier i të gjitha profileve mund të paguhet, nga 700 deri në 800 euro, kurse ai, po të kalojë në privat, minimumi i pagës është 1500 euro. Prandaj nuk e sheh veten në institucione publike dhe kjo pastaj në mënyrë zinxhirore dëmton shumë sektorin publik, administratën publike, dhe kish me qenë dëm i jashtëzakonshëm, sepse një shtet i fuqishëm varet edhe nga një administratë e fuqishme dhe profesionale”, ka përfunduar Gashi.

Me 4.27 miliardë euro buxhet për vitin e ardhshëm, Qeveria ka paraparë pagën e 13-të për punonjësit publikë, rritjen e koeficientit të pagave nga korriku dhe dyfishimin e shtesave për fëmijë deri në vitin 2030.

rritjenpapranueshmegashi

Më shumë nga Lajme

  • 14:12Raportohet se ish-ministri kosovar është arrestuar për drogë
  • 14:08Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
  • 14:00Shpërtheu në lot kur shkoi në Prekaz, turkja me emocione flet për Adem Jasharin
  • 13:50SHSKUK: Suspendohen katër punonjës pas parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
  • 13:49“Vëllai jem, jeta pa ty është e vështirë” – mesazhi prekës i motrës së Altin Kryeziut