Astrit Haraqijës i është prishur “heshtja” të shtunën në mbrëmje.
Ish-ministri i Kulturës dhe ish-anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës është arrestuar së bashku me pesë të tjerë në një operacion anti-drogë të Policisë së Kosovës, të koduar nën emërtimin “Heshtja”, raporton Paparaci.
Haraqija dyshohet se ishte pjesë e një grupi të organizuar të trafikut të drogës.
Grupi i dyshuar kriminal, pjesë e të cilit ishte ish-ministri i Kulturës, dyshohet se trafikonte dhe shpërndante substanca të dyshuara narkotike të llojit kokainë, sipas një njoftimi të policisë të dielën.
Gjatë aksionit, Policia tha se sekuestroi 1.6 kilogramë kokainë me vlerë të mundshme rreth 111 mijë euro.


