Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gati 24 orë nga krimi në Malishevë, s’dihet gjë për të dyshuarin e vrasjes së dyfishtë

GD
Gazeta Demos7 nëntor 2025 në 08:12
Gati 24 orë nga krimi në Malishevë, s’dihet gjë për të dyshuarin e vrasjes së dyfishtë

Një ngjarje e rëndë tronditi dje fshatin Golluboc të Malishevës, ku dy vëllezër, njëri 32-vjeçar dhe tjetri 45-vjeçar, u vranë me armë zjarri nga dhëndri i tyre. Ngjarja ndodhi para dyerve të shtëpisë familjare, ndërsa i dyshuari me inicialet A.I. është ende në arrati.

Sipas të afërmve të viktimave, i dyshuari kishte ardhur për të marrë bashkëshorten e tij – motrën e dy viktimave – e cila po qëndronte te familja e saj pas vdekjes së babait disa ditë më parë. Pikërisht në momentin kur po dilnin nga shtëpia, jashtë portës, ka shpërthyer konflikti mes dhëndrit dhe dy vëllezërve, që përfundoi tragjikisht.

A.I. dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, duke i lënë të vdekur në vend. Më pas, ai është larguar me shpejtësi, duke lënë armën në vendin e krimit dhe veturën me targa të Shkupit, e cila i përkiste atij.

Mjeku i Urgjencës së Malishevës, Festim Sylejmani, ka treguar për gjendjen e viktimave kur mbërriti në vendngjarje:

“Të dy viktimat i kam gjetur pa shenja jete. Njëri kishte dy plumba në gjoks, tjetri një në kraharor dhe një në anën e djathtë. Të dy kishin parametra vitalë zero,” – tha Sylejmani, duke konfirmuar vdekjen e menjëhershme të tyre.

Policia dhe prokuroria kanë kryer ekzaminimet në vendin e ngjarjes dhe kanë mbledhur provat materiale. Për ta kapur dorasin, janë zhvilluar kërkime në fshat, në pyll dhe në pikat e hyrje-daljeve të zonës, por deri më tani, ai nuk është gjetur.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, tha se janë ndërmarrë të gjitha masat për kapjen e autorit:

“Kryerësi i kësaj vepre penale është ende në arrati. Policia dhe Prokuroria po punojnë për ta siguruar sa më shpejt prezencën e tij,” – deklaroi Gashi.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për “Vrasje të rëndë” dhe “Mbajtje nën pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Megjithatë, ky nuk është kontakti i parë i A.I.-së me drejtësinë. Ai tashmë ka një aktakuzë aktive të ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për dhunë në familje dhe kanosje, të ndodhur në muajin mars të këtij viti.

I dyshuari është me prejardhje nga një fshat i Drenasit, ndërsa banorët e Gollubocit shprehen të tronditur nga kjo ngjarje tragjike, që la pas dy viktima dhe një komunitet në ankth, derisa dorasi ende është në kërkim nga policia.

Malishevë

Më shumë nga Lajme

  • 14:03Targat “VIP” në Kosovë bëhen luks: Kombinimet e numrave kushtojnë 3 mijë euro
  • 13:58Ipeshkvi Dodë Gjergji: Nuk ka konflikt mes katolikëve dhe myslimanëve në Kosovë
  • 13:44Oda e Mjekëve i bashkohet mbështetjes për Marshin e UÇK-së
  • 13:15Janina - Abdixhikut: Nga sot, në videot propagandistike të Vetëvendosjes do të shihni edhe deklaratat e juaja!
  • 13:13Peci thumbon Abdixhikun: Kur flet në emër të shtëpisë, duhet të jesh i sigurt se je zot i saj