Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gati 5 muaj nga vdekja e Agon Fejzullahut, krejt çka dihet rreth rastit

GD
Gazeta Demos23 nëntor 2025 në 21:54
Gati 5 muaj nga vdekja e Agon Fejzullahut, krejt çka dihet rreth rastit

Edhe më tutje vazhdon të jetë e pa zbardhur vdekja e 27 vjeçarit, Agon Zejnullahu, që dyshohet që vdiq pasi u arrestua nga zyrtarë policor në korrik të këtij viti. Familja thonë se janë në terr informativ nga institucionet e autopsia për të nuk ka dalur akoma.Në orët e para të 7 korrikut të këtij viti, vdiq 27 vjeçari Agon Zejnullahu pasi u arrestua nga policia në qendër të Lipjanit.

Pak orë pas rastit, video të xhiruara nga momenti i arrestimit të Zejnullahut janë publikuar në media, duke nxitur reagim të shumta.Për këtë në pranga u vunë 5 zyrtarë policor, të cilët për disa ditë qëndruan nën masën e paraburgimit.

Gjithsesi, familja e tij dhe organet vendimmarrëse janë në pritje të raportit të obduksionit por edhe pas pesë muajsh, ai nuk ka dal akoma.Familja e 27 vjecarit po thonë se nuk kanë pranuar asnjë informacion për rastin.

“Jo ende asnjë përgjigjje nuk kemi, tani kur u bën 5 muaj. Jemi ende në terr total, duke mos marrë asnjë informacion nga institucionet”, ka thënë Alban Fejzullahu- vëllau i Agon Fejzullahut.Dukagjini ka provuar të marr një përgjigje nga Prokuroria themelore në Prishtinë e nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndërkohë, njohës të ligjit po thonë se në raste të tilla duhet të kishte efikasitet nga institucionet përgjegjëse.“Kosova e ka një precedent të hidhur sa i përket obduksioneve ruajtjes së dëshmisë, djegies së instituteve të cilat janë kompetente për ruajtjen e provave pastaj nuk është vetëm ky rast, kemi raste të hidhura nga precedenti i hidhur në Kosovë, sic është rasti i vjedhjes së kokainës në dhomën e dëshmisë së Policisë, vetëvrasje e drejtorit të AKP-së, kemi shumë raste që nuk janë zbardhur..”, ka thënë Musa Damati – avokat.

“Ka vonesa në nxjerrjen e ekspertizave kjo nga fakti se thuhet se kanë mungesë të stafit dhe në pothuajse të gjitha rastet ka vonesa të tilla, në nxjerrjen e këtyre ekspertizave dhe problemi i dytë që qëndron në praktikë kur palët nuk trajtohen me këtë ekspertizë dhe kërkohet super ekspertizë e që kjo kërkohet jashtë shtetit të Kosovës..”, ka thënë Florim Shefqeti – avokat.5 zyrtarët policor të dyshuar për veprën penale “vrasje nga pakujdesia” janë liruar nga paraburgimi me vendim të Gjykatës së Apelit vetëm pak ditë, pasi iu shqiptua kjo masë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan.

Reagime për rastin kishte pasur edhe nga përfaqësues institucionalë, përfshirë presidenten Vjosa Osmani, ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla të cilët kërkuan hetim të shpejtë e të drejtë lidhur me rastin./Tv Dukagjini

vdekje

Më shumë nga Lajme

  • 15:10Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje
  • 15:00Byroja për pasurinë e pajustifikueshme dhe 5 ligje të tjera kalojnë në Komision, Gërvalla: Reforma në drejtësi do të bëhet realitet
  • 14:45“Liria Ka Emër” fton qytetarët në protestën e 1 tetorit: Të bashkuar kundër padrejtësisë
  • 14:43“Më i dëmshëm se Dick Marty”, Greiçevci akuzon Williamsonin për gënjeshtra: Duhet të tregojë a mashtroi vetë apo e nxiti dikush tjetër
  • 14:42Komuna e Ferizajt miraton buxhetin mbi 56 milionë euro për 2027, mbi 15 milionë euro për investime kapitale – LDK dhe VV lëshojnë sallën