Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gaxherri: Sulmi në Banjskë u orkestrua direkt nga Vuçiqi

GD
Gazeta Demos25 shtator 2025 në 08:58
Gaxherri: Sulmi në Banjskë u orkestrua direkt nga Vuçiqi

Dy vjet pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, shumë pyetje kanë mbetur pa përgjigje.

Policia e Kosovës më 24 shtator të 2023-ës humbi një zyrtar të saj, rreshterin Afrim Bunjakun, ndërsa vendi u trondit nga sulmi, transmeton Klankosova.tv.

Avokati Azdren Bytyqi, në emisionin “Ora Shtatë”, thotë se Prokuroria Speciale ka bërë një punë të shkëlqyer në këtë rast.

“Unë personalisht e kam analizuar aktakuzën e ngritur ndaj 44 të dyshuarve për pjesëmarrjen në rastin Banjska, dhe konsideroj se Prokuroria Speciale ka bërë një punë shumë të madhe duke përgatitur aktakuzën në mënyrën më të mirë të mundshme, me të gjithë dëshmitarët që e kanë mbështetur aktakuzën dhe materialet që mbështesin pretendimet e Prokurorisë se janë kryer vepra penale për të cilat të njëjtit akuzohen. Po ashtu janë ndërmarrë veprime shtesë, ku janë sekuestruar pasuri të cilat dyshohen se janë burim i financimit të terrorizimit të këtij grupi”, u shpreh Bytyqi.

Sipas avokatit, në këtë proces institucionet e vendit kanë mundur të bëjnë më shumë, megjithëse sipas tij, ka prova të mjaftueshme të ngritet aktgjykim ndaj këtij grupi.

Nga ana tjetër, gazetari Ardian Gaxherri thotë se ajo që ka dështuar në këtë proces, është politika kosovare.

“Ne si shtet, si politik, kemi dështuar në këtë aspekt, duke pasur parasysh se është sulm terrorist, nga një shtet në shtet tjetër. Kjo është e qartë se është e orkestruar nga Vuçiqi, paratë janë dhënë nga Vuçiqi, madje para dy ditëve, nëse nuk gabohem, në njërën nga mediumet e Kosovës, ka dalë një dokument i cili është kapur në vendin ku ka ndodhur sulmi terrorist, dhe ai dokument tregon se si Milan Radoiçiq ka komunikuar me Aleksandar Vuçiqin”, u shpreh Gaxherri.

“Ky sulm ka qenë i orkestruar direkt nga presidenti serb dhe shteti i Serbisë”, u shpreh tutje ai.

Sipas Gaxherrit, politika kosovare ka dështuar ta ndërkombtarizojë këtë çështje.

Eksperti i sigurisë, Arben Dashevci nga ana tjetër thotë se Kosova është dashur të jetë më proaktive.

Banjska

Më shumë nga Lajme

  • 23:39Aksident me fatalitet në Surkish të Podujevës
  • 23:32I dërguari i Trump, Kushner, takohet me udhëheqësin e Hamasit për të nxitur planin e paqes në Gaza
  • 23:02Ngërçi në Kuvend vazhdon, zgjedhja e presidentit në qendër të dialogut politik
  • 22:48Vdes Erdogan Celina, ikona e futbollit të Kosovës
  • 22:34Besnik Tahiri, nesër mban konferencë për media