Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gazetari Ademi shkoi për t’i kërkuar falje familjes së Daorsa Spahiut

GD
Gazeta Demos12 nëntor 2025 në 13:55
Gazetari Ademi shkoi për t’i kërkuar falje familjes së Daorsa Spahiut

Gazetari Nevrij Ademi ka qenë sot te familja e Daorsa Spahiut për t’i shprehur ngushëllimet familjes së saj dhe për t’i kërkuar falje.

Ai ka deklaruar se familja e Daorsës i kishte kërkuar atij që të punojë me organet e drejtësisë që të hetohet deri në fund rasti i vajzës së tyre.

“E kam ndier përgjegjësi morale për të shkuar në shtëpinë e Daorsës, që të takoj Arbër Spahiun, për t’i kërkuar falje ballë për ballë. Ajo që pashë te ajo familje, realisht, ishte një gjendje shumë e rëndë. Babai i Daorsës më shpjegoi disa fakte që i kishte ai, për të cilat kërkonte me ngulm që prokuroria dhe organet e drejtësisë të merren me çështjen”.

“Familja kishte mesazhe të shumta që dyshonin dhe kërkonin informata te një i dyshuar në Maqedoninë e Veriut, i cili vinte nga Kumanova. Këto mesazhe m’i ka treguar babai i Daorsës, që shpalosi gjithçka që kishte. Më kërkoi që, në shenjë të asaj kërkese për falje, të jem unë ai i cili do të lëvizë çdo gur në aspektin e gazetarisë, në drejtim që organet e drejtësisë t’i marrin seriozisht këto fakte që i kishin familjarët në dorë dhe të analizojnë çdo fakt të mundshëm që mund të sjellë në një rezultat se Daorsa ka pasur presion për t’u vetëvrarë dhe a mund të jetë ajo një vetëvrasje e rastësishme”, ka thënë Ademi për Klanin.

I njëjti ka deklaruar se familja e Daorsës kishte kontaktuar me të ndjerën pak orë para se të vdiste.

“Familja kishte komunikuar me Daorsën diku nga ora 13:00 atë ditë”, ka thënë Ademi.

Më shumë nga Lajme

  • 11:47“Kushtetuta është mbi çdo parti e lider”, Çitaku kërkon konstituimin e Kuvendit
  • 11:28“Pa hapin e parë nuk ka të dytë”, Tahiri kritikon moskonstituimin e Kuvendit
  • 11:19Edhe Aleanca shkon në sallën e Kuvendit të Kosovës
  • 11:15352 pacientë në QKUK brenda 24 orëve – 17 të lënduar në aksidente trafiku, 3 vdekje
  • 11:11Therje me thikë tek Shkolla Ekonomike në Pejë, dy të lënduar dërgohen në Spital