Dy deputetët e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu, u përjashtuan për 60 ditë nga punimet e Kuvendit, raporton A2 CNN.
Sekretariati i Etikës i dënoi të dy deputetët për sjelljen e tyre gjatë seancës së fundit parlamentare, ku hodhën ujë dhe vezë në drejtim të deputetëve të PS, kryeministrit Rama dhe kabinetit qeveritar.
