Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gërvalla pas zgjedhjes së Presidentes: Na presin katër vjet punë për reforma të thella në drejtësi

GD
Gazeta Demos7 tetor 2026 në 16:10
Gërvalla pas zgjedhjes së Presidentes: Na presin katër vjet punë për reforma të thella në drejtësi

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Gërvalla-Schwarz e ka cilësuar zgjedhjen e Shiroka-Pulës si vendosje të një gruaje me, siç ka thënë ajo, integritet dhe profesionalizëm të dëshmuar në krye të vendit.

Ajo ka thënë se tashmë institucionet i presin katër vjet punë për realizimin e premtimeve dhe përmbylljen e reformave që i konsideron të domosdoshme.

Postimi i plotë:

Mbrëmë, Kuvendi i Kosovës zgjodhi Presidenten e re të vendit, profesoreshën Justina Shiroka-Pula, duke vendosur në krye të vendit përsëri një grua me integritet dhe profesionalizëm të dëshmuar.

Po tash kemi para vetes shumë punë. 4 vjet për të realizuar jo vetëm premtimet tona elektorale, por për të përmbyllur reformat e domosdoshme.

Na pret funksionalizimi i plotë i Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Implementimi i pakos së ligjeve të reformës më të thellë dhe më të gjerë ndonjëherë në fushën e drejtësisë në vendin tonë, të cilat do ta transformojnë rrënjësisht gjyqësorin në Kosovë.

Vetingu në drejtësi, i cili është i domosdoshëm për rikthimin e besimit të qytetarëve.

Gjykata për Çështje Familjare; sepse prona, trashëgimia, dhuna në familje, divorci dhe alimentacioni nuk mund të presin me vite për një përgjigje nga drejtësia.

Digjitalizimi rrënjësor dhe i plotë i sistemit të drejtësisë. Nga dorëzimi online i padisë e deri te procedimi dhe zgjidhja e saj. Transparenca dhe shpejtësia janë të domosdoshme në fushën e drejtësisë.

Themelimi i Prokurorisë së re të specializuar për krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë, sepse përballë rrjeteve kriminale që cenojnë shtetin dhe rendin ligjor, edhe institucionet duhet të jenë në nivelin e detyrës.

Zyra për Hetime Disiplinore, për të rritur llogaridhënien dhe për të garantuar që shqetësimet për sjellje të papërshtatshme të gjyqtarëve dhe prokurorëve të trajtohen me seriozitet, përgjegjësi dhe kontroll institucional.

Mbështetja e hetimeve dhe gjykimin e krimeve të luftës, si dhe përpjekjet për sjelljen para drejtësisë të kriminelëve që ushtruan gjenocidin e regjimit të Millosheviqit në Kosovë.

Të gjithë këta hapa dhe këto reforma do ta bëjnë drejtësinë më të fortë, institucionet më të përgjegjshme dhe qytetarin më të sigurt.

Sepse pikërisht stabiliteti institucional që kemi sot duhet të kthehet në punë, në reforma dhe në rezultate.

Urime edhe njëherë presidentes së re dhe të gjithë qytetarëve! Na priftë e mbara të gjithëve bashkë

presinvjetpunë

Më shumë nga Lajme

  • 17:12Protestë në Lörrach më 11 tetor, kërkohet mbështetje për ish-krerët e UÇK-së
  • 17:08Hamza për shtrëngimin e duarve me Kurtin: Kundërshtarë politikë jemi, populli s’duhet të polarizohet në armiqësi
  • 16:48Nga Rugova te Shiroka-Pula – sa vota morën presidentët e Kosovës në Kuvend?
  • 16:17OSBE: Kosova vazhdon një traditë të rëndësishme, sërish zgjodhi një grua për presidente
  • 16:17Kurti pas inaugurimit të Shiroka-Pulës: Kemi Presidente të re – lajmi më i gëzuar jo vetëm i tetorit