Në qytetin gjerman Lörrach është paralajmëruar protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Protesta do të mbahet më 11 tetor 2026, në Marktplatz, Lörrach, duke nisur nga ora 15:00.

Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje të bashkatdhetarëve dhe qytetarëve, me mesazhin se “zëri i secilit ka rëndësi” dhe se pjesëmarrja është kontribut për kauzën e përbashkët.