Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka përkujtuar rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në trevjetorin e rënies së tij në Banjskë, duke i bërë thirrje Bashkimit Evropian që “të mos mbyllë sytë” për këtë rast.
Në postimin e saj në Facebook, Gërvalla ka shkruar për sulmin e 24 shtatorit 2023, ku humbi jetën Bunjaku, i cili tashmë është shpallur hero.
Pas publikimit të këtij postimi, Gërvalla ka ndaluar komentet në faqen e saj zyrtare në Facebook, duke bërë që përdoruesit të mos mund të komentojnë.
Ky veprim vjen në një kohë kur ndaj ministres ka pasur reagime publike për mungesën e një deklarate lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Më 16 shtator, Gjykata Speciale dënoi Hashim Thaçin me 25 vjet burgim, Jakup Krasniqin me 25 vjet, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burgim.




