Një vajzë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në fshatin Leshan të Suharekës.
Lidhur me rastin, detaje ka dhënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të Stacionit Policor në Suharekë, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, si dhe ekspertët mjekoligjorë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
"Më 25 nëntor 2026, rreth orës 07:00, Stacioni Policor në Suharekë ka pranuar një informatë nga mjeku kujdestar i QKMF-së në Suharekë, i cili ndodhej në vendin e ngjarjes në fshatin Leshan, se një person i gjinisë femërore është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Në konsultim me prokurorin kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa është iniciuar rasti "Hetim i vdekjes", tha Bytyqi.
