Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Thellohet bashkëpunimi ushtarak Kosovë-Shqipëri, delegacioni i FARSH-së përfundon vizitën në FSK

GD
Gazeta Demos25 nëntor 2026 në 13:01
Thellohet bashkëpunimi ushtarak Kosovë-Shqipëri, delegacioni i FARSH-së përfundon vizitën në FSK

Delegacioni i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, i udhëhequr nga gjeneralmajor Ferdinant Dimo, ka përfunduar vizitën zyrtare dyditore në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Delegacioni shqiptar u prit nga komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Jeton Dreshaj, së bashku me përfaqësues të tjerë të lidershipit të kësaj komande, transmeton IndeksOnline.

Gjatë vizitës u zhvilluan takime dhe diskutime për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet dy institucioneve, si dhe për mundësitë e zgjerimit të mëtejshëm të partneritetit, veçanërisht në fushën e edukimit, arsimimit dhe zhvillimit profesional të pjesëtarëve të të dyja forcave.

Sipas njoftimit të FSK-së, vizita shërbeu edhe për shkëmbimin e përvojave dhe identifikimin e mundësive të reja të bashkëpunimit institucional.

Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet FSK-së dhe FARSH-së, si dhe për avancimin e kapaciteteve profesionale përmes bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave.


delegacionifarsh-sëvizitën

Më shumë nga Lajme

  • 11:11Deliu kritikon VV: Dje folën për sukseset në shëndetësi, sot votuan kundër barnave për pacientët me kancer
  • 11:02Hoxhaj për Ligjin për Specialen: S'do të lëmë gurë pa lëvizur deri në miratimin e tij
  • 11:00Haradinaj për Ligjin për Specialen: Kush e ka tërhequr, duhet ta rikthejë dhe ta votojë
  • 10:58S'kalon rezoluta për energjinë elektrike në Kuvend, 51 deputetë votojnë kundër
  • 10:55Flamuri kombëtar e ai i UÇK-së vendosen tek ulëset e listës serbe, qëndruan vetëm pak sekonda pasi u dha urdhër që të largohen