Komuna e Shtimes ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në tërë territorin, pas reshjeve të dendura të shiut.
Kryetari i kësaj komune, Qemajl Aliu tha se janë të gatshëm për evakuimin e popullsisë nëse ka nevojë.
Aliu gjithashtu tha se nëpër disa shtëpi dhe oborre ka hyrë uji brenda, por u shpreh se fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.
