Të rinjtë në Bangladesh, të cilët përbëjnë rreth 44 për qind të elektoratit, pritet të luajnë një rol vendimtar në zgjedhjet kombëtare të 12 shkurtit, të parat pas rrëzimit nga pushteti të ish-kryeministres, Sheikh Hasina në vitin 2024.
Pas gati 15 vitesh qeverisjeje dhe zgjedhjeve të kontestuara, protestat masive të udhëhequra kryesisht nga studentë dhe të rinj çuan në largimin e Hasinës, pas një përplasjeje të dhunshme ku, sipas OKB-së, u vranë deri në 1.400 persona, shumica të rinj, raporton Aljazeera.
Rreth 56 milionë votues të moshës 18-37 vjeç do të votojnë këtë vit, shumë prej tyre për herë të parë në një proces që vlerësohet si realisht konkurrues. Bashkimi Evropian e ka cilësuar këtë proces si zgjedhjen më të madhe demokratike të vitit 2026.
