Katër persona janë arrestuar dhe po mbahen nga autoritetet belge, në lidhje me vrasjen e një shtetasi shqiptar në Bruksel, pranë selisë së Parlamentit Evropian.
Të njëjtit persona dyshohet se disa orë më vonë kanë vrarë edhe një polic belg.
Ngjarja ndodhi më 12 tetor 2026, ndërsa lajmi është raportuar nga mediat belge.
Sipas The Brussels Times, shqiptari nuk kishte precedentë penalë në Belgjikë.
Megjithatë, vrasja dyshohet se lidhet me përplasjet në botën e narkotikëve dhe mund të ketë qenë një vrasje me pagesë.

