Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gjini: A ju kemi thënë? Sot ishte edhe një maskaradë për ta blerë kohën

GD
Gazeta Demos9 shtator 2026 në 15:01
Gjini: A ju kemi thënë? Sot ishte edhe një maskaradë për ta blerë kohën

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në Kuvend, duke e cilësuar situatën si një “maskaradë” dhe duke akuzuar Listën Serbe se, sipas tij, po ndihmon Albin Kurtin në zbatimin e agjendës së tij.

Gjini, në një konferencë për media, tha se Aleanca kishte paralajmëruar se institucionet nuk do të konstituoheshin dhe se zhvillimet e sotme, sipas tij, janë pjesë e një përpjekjeje për ta zvarritur krijimin e institucioneve të Kosovës.

“Edhe kisha nisur për të gjithë ju edhe për qytetarët e Kosovës me i thënë dy fjalë: A ju kemi thënë? A ju kemi thënë që nuk kanë me konstitu sot? Shihni çfarë… Kush e di për të satën herë, kush e di për të satën herë, me koordinim ose pa koordinim, Lista Serbe ka ndihmuar që Albin Kurti me e zbatuar agjendën e vet ashtu qysh i konvenon”, ka thwnw Gjini.

Sipas Gjinit, ajo që ka ndodhur sot është një përpjekje për të fituar kohë dhe për të vonuar krijimin e institucioneve të reja.

“Kjo që ka ndodhur sot është edhe një maskaradë. Edhe një maskaradë për me e shtyrë kohën, për me blerë kohë. Është qëllim i pastër për me blerë kohën, me e zvarritur krijimin e institucioneve të Kosovës.”

Ai tha se qytetarët tashmë e kanë të qartë arsyen pse Aleanca nuk ka pranuar të bëhet pjesë e këtij procesi, ndërsa u bëri thirrje edhe dy partive të tjera opozitare që të veprojnë njësoj.

“Unë po besoj që sot të gjithë qytetarët e Kosovës e kuptojnë drejt pse Aleanca nuk ka pranuar me u bërë pjesë e kësaj maskarade. Siç i kam ftuar më herët, i ftoj edhe njëherë dy partitë e tjera në opozitë me e refuzuar me u bërë pjesë e kësaj maskarade.”

Gjini më pas u ndal te ajo që e konsideron si arsyen e zvarritjes së krijimit të institucioneve. Ai tha se këtë skenar e kishte paralajmëruar që nga korriku dhe rikujtoi ofertën prej gjashtë pikash të bërë nga Aleanca për tejkalimin e krizës politike.

“Tash po dua me ju sqaruar se çfarë po ndodh. Shihni, prej korrikut ju kam treguar që ka me u zvarritur krijimi i institucioneve. Për shkak se ne i kemi dhënë 6 pika si ofertë për me dalë prej krizës, përderisa partia që i ka fituar zgjedhjet e kaluara ka refuzuar me u marrë me to. Vetë fakti që ka refuzuar me u marrë me ato pika tregon që qëllimi i tyre prej fillimit nuk ka qenë konstituimi i institucioneve të Kosovës“ thotë ai.

Kryetari i Aleancës shpjegoi edhe, sipas tij, se përse zvarritja e procesit është e rëndësishme në raport me afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit dhe eventualisht shkuarjen në zgjedhje.

“Tash pse është kjo zvarritje? Po dua me e sqaruar qartë. Duhet me e mbërritur së paku datën 13 shtatori, në mënyrë që kur kalkulohen ato 60 ditë të afatit për zgjedhjen e presidentit edhe 45 ditë deri në shkuarjen në zgjedhje, partia që i ka fituar zgjedhjet e kaluara me e mbërritur datën 27 dhjetor“, u shpreh ai.

Gjini ngriti edhe pyetjen se pse, sipas tij, synohet pikërisht data 27 dhjetor, duke argumentuar se pushteti aktual ka humbur mbështetjen e qytetarëve në Kosovë.

“Tash pyetja tjetër është: pse datën 27 dhjetor? Për shkak se këta njerëz që e kanë uzurpuar pushtetin në Kosovë e kanë humbur besimin e qytetarëve që jetojnë në Kosovë. Për shkak se jeta e qytetarëve është rënduar. Sot me pagat e veta blejnë më pak ushqim. Mezi i paguajnë faturat e rrymës. Rrugët janë të shkatërruara. Shëndetësia është e shkatërruar, arsimi është i shkatërruar. Qytetarët e Kosovës që jetojnë në Kosovë e kanë parë me çfarë lloj regjimi kanë punë“, theksoi ai.

Gjini akuzoi pushtetin se po synon ta kompensojë, siç tha ai, humbjen e mbështetjes në Kosovë duke pritur ardhjen e diasporës për të votuar.

“Tani, për me e kompensuar humbjen reale që e kanë në Kosovë, duhet me e prit atë pjesë të diasporës që vjen me entuziazëm të paspjegueshëm me e votuar një shkatërrues të Kosovës“, shtoi ai. EO

gjinithënëmaskaradë

Të ngjashme

Gjini kërkon llogari nga Qeveria: Tregoni pse jemi të përjashtuar nga dialogu strategjik me Amerikën

Gjini kërkon llogari nga Qeveria: Tregoni pse jemi të përjashtuar nga dialogu strategjik me Amerikën

08:28
Gjini në mbrojtje të Grudës: Kjo çka ka ndodhur është e turpshme, e nxjerrën nën autobus njeriun

Gjini në mbrojtje të Grudës: Kjo çka ka ndodhur është e turpshme, e nxjerrën nën autobus njeriun

21:53
Avokati Gent Gjini dorëzon kallëzim penal ndaj Ivica Daçiqit, kërkon t’i ndalohet hyrja në Kosovë

Avokati Gent Gjini dorëzon kallëzim penal ndaj Ivica Daçiqit, kërkon t’i ndalohet hyrja në Kosovë

16:39

Më shumë nga Lajme

  • 12:31Kurti takon nënsekretarin britanik: Dialogu me Londrën është i ngushtë dhe i vazhdueshëm
  • 12:26FSK stërvitet së bashku me ushtarët e Kroacisë, Sllovenisë, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi
  • 12:25Haradinaj thirrje shqiptarëve në Luginë: Votoni Koalicionin Shqiptar me numrin 17
  • 12:23Enver Hasani: Kuvendi nuk mund t’ia ndryshojë as presjen ligjit të kthyer nga Presidentja
  • 11:44Osmani: Mungesa e komunikimit me administratën Trump rrezik për sigurinë kombëtare